Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vikingë” ishin francezët/ Pano analizon “Gjelat”, ja çfarë veçon specialisti i futbollit

schedule21:21 - 27 Qershor, 2026

schedule 21:21 - 27 Qershor, 2026

TIRANË- Nënkampionët e botës triumfuan 4-1 në stadiumin e Bostonit kundër Norvegjisë në prani të mbi 64 000 shikuesve, dhe heroi i “Gjelave” nuk ishte Mbape, veçse ylli tjetër i sulmit, Ousmane Dembele.

Ai shënoi 3 nga golat, dhe sidomos starti i të besuarve të trajnerit Didier Deschamps ishte i shkëlqyer.

I ftuar në emisionin “Fotboll, jo Soccer” në ABC News, specialisti i futbollit Ledio Pano analizoi Kombëtaren e Francës, e cila mbrëmjen e shkuar dhuroi një paraqitje fantastike, duke dëshmuar se është peretendentja absolute për trofeun e Kupës së Botës.



Ai vlerësoi lojtarët e Francës, ndërsa tha se Michael Olise është futbollist punëtor dhe përshtatet në disa pozicione.

Kjo specifikë shtoi Pano e bën Olise një lojtar kyç për ekipin e Francës pasi në çdo moment mund të bëjë surprizën.

“Olise lidh mesin e fushës, krijon, ka krijimtari dhe i fut të tjerët në punë. Ai është lojtar krijues, që i përshtatet ekipit, ndërsa Dembele e ka të vështirë të luajë në qendër, sepse do lirinë e tij”, tha ai.

Me paraqitjet e deritanishme në kampin e Francës u konfirmua që fryma e grupit është pozitive, ndryshe nga vitet e shkuara, kur “Gjelat” kanë pasur përplasje mes tyre.

Për Panon, të menaxhosh yje si futbollistët e Francës mbetet një sfidë e madhe.

“Janë minë me sahat. Sot është mirë, nesër mund të plasë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!