“Më pyesin çfarë e ke Lulzim Bashën”, kryedemokrati batuta me qytetarët në Tiranë

schedule09:43 - 3 Mars, 2021

schedule 09:43 - 3 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me qytetarët në rrugët e kryeqytetit. Basha ishte në Njësinë 3 të Tiranës, ku është takuar edhe me biznese, të cilët i prezantuar me programin e PD.

Ndër të tjera nuk kanë munguar as batutat. Dy qytetarë i kanë shprehur kreut të PD, se edhe ato kanë mbiemrin Basha.

“Edhe ne kemi mbiemrin Basha. Shumë më pyesin çfarë e ke Lulzim Bashën. Krejt temin e kam them”, tha qytetarja, ndërsa kryedemorati e shoqëroi me të qeshura duke shtuar se pas 25 prillit vjen ndryshimi, me fitoren e PD.