Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më pak nxënës romë në shkolla, Ministria e Arsimit: 4 mijë në sistemin parauniversitar

schedule19:03 - 11 Prill, 2023

schedule 19:03 - 11 Prill, 2023

Vetëm 4 mijë fëmijë të komunitetit rom frekuentojne shkollën në sistemin parauniversitar, thotë ministria e arsimit. Ndërsa numri i atyre që nuk shkojnë në shkollën supozohet të jetë shumë më i lartë.

Rozeta Berati prej vitesh jeton në zonën e Shkozës në Tiranë ka pesë fëmijë dhe në shkollë shkon vetëm një prej fëmijëve



” Kam pese çuna një gocë. Prap shtatzëne. Vetem kete te voglin dërgoj në shkollë.”

 E njëjta situatë është edhe për anëtarë të tjerë të këtij komunitetit.

” Djalin e kam 12 vjeç eshte pa shkolle. Të gjithe fëmijët janë pa shkollë. Edhe vete nje klasë kam berë.”

Shkaqet janë kryesisht financiare. Por anëtarë të këtij komuniteti ankohen se diskriminohen. Daniel Hyseni është shkolluar dhe sot është i angazhuar me çështjet që lidhen me të drejtat e komunitetit. Tregon se kur ka qenë I ri është bullizuar.

“Unë vetë kam qenë ndër ata që jam bullizuar, por kam pasur nënë që nuk më ka lënë të dorëzihem dhe të vazhdoj shkollën.”

Integrimi I këtij komuniteti ka qenë gjthmonë i vishtirë

” Ku ka punë për ne, kanace mbledhim”

“Kur shkojnë kërkojnë pune ju thuhet do ju marrin ne te dhe nuk bie me tel.”

Por romët i ruajnë me fanatizëm traditat.

“Është një gjë që jemi shumë krenar. Ne romët identifikohemi nga gjuha.”

Historia dhe kultura e popullit rom është e rrethuar nga stereotipe.

” Mos i etitektoni fëmijët tuaj me fjalë pezherative mos u bëni si ata. Nuk ua kemi për borxh ofendimet.”

Popullsia rome emigroi nga India drejt Evropës rreth shekullin XI-të.

Nuk ka një shifër të saktë se sa anëtarë të kësaj etnie jetojnë në Shqipëri. Ata janë të përqëndruar kryesisht në zonën qëndrore dhe jugore të vendit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!