Më në fund marrëveshje: Jadon Sancho tek United, Bild zbulon detajet

schedule20:38 - 23 Qershor, 2021

schedule 20:38 - 23 Qershor, 2021

Në Gjermani nuk kanë më dyshime: Jadon Sancho do të transferohet te Manchester United. Klubi anglez ka rritur ofertën dhe propozimi i fundit që vjen nga “Old Trafford” ka bindur drejtuesit e Dortmund.

Bild shkruan se negociatat prej një viti janë shndërruar më në fund në marrëveshje. Klubi gjerman do të përfitojë 85 milion euro + bonuse për shitjen e 21-vjeçarit të krahut të djathtë të sulmit.

Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit anglez rikthehet në Manchester, por tek United tashmë.

“Djajtë e Kuq” e kanë arritur prej kohësh akordin me 21-vjeçarin, i cili e donte me çdo kusht këtë transferim. /abcnews.al