Atmosfera në fillim ishte e shkëlqyer.
Harri Kejn paraqiti Topin e Artë të “Frans Futbollit” përpara 75 000 tifozëve entuziastë në tribunat e “Alianc Arenës” së Mynihut, dhe thuajse gjithkush priti një festival të kampionëve.
Gjithsesi, edhe pse në Bavari, dueli ishte një derbi, dhe pikërisht ndaj Dortmundit, pra ndeshja më e fortë dhe më e ndjerë në Gjermani që nga vitet 90-të.
Ndonëse Bajerni ka qenë thuajse gjithmonë superior ndaj këtij rivali, sidomos kohët e fundit, sërish asgjë nuk mund të parashikohej, dhe sfida e vërtetoi sesa e vështirë ishte.
Përfundoi barazim 2-2, dhe madje heroi Kejn humbi penalltinë, që mund t’i kishte dhënë bavarezëve epërsinë 2-0, pasi Laimer I kaloi në epërsi në 38’.
Dortmundi falenderoi dhe për 4 minuta barazoi kur realizoi Girasi pas një ore lojë.
Kampionët patën epërsi, ndonëse u goditën që në pjesën e parë, kur yje si sulmuesi iranian, Saibari, dhe Gnabri u dëmtuan e dolën nga fusha.
Saibari shkakton shqetësim, siç shkruan e përditshmja “Bild”, ndërsa notat për yjet vendas nuk ishin aspak të larta, me vetëm një 2-sh.
Në fushë ishin Kejn, Olise, Kimih, Dejvis apo Upamekano, ndërsa në pjesën e dytë hyri edhe Karl, për të cilin ka nisur një konflikt mes menaxherit të tij, Mikael Balak, dhe drejtuesve bavarezë si Eberl dhe Hënes.
Në pjesën e dytë, Upamekano kaloi Bajernin në epërsi në 66’, por pikërisht në minutën e parafundit, Dortmundi shkaktoi të papriturën.
Fabio Silva barazoi për 2-2.
Bavarezët mbajtën topin 57 për qind, dhe bënë 18 gjuajtje në portë ndaj 12 të miqve, por Borusia goditi një herë më shumë në kuadrat.
Bajerni e Dortmundi mbajnë kreun e renditjes së Bundesligë me nga 18 pikë, ndaj 16 të Frajburgut, e 15 të Lajpcigut e Verderit, pra nuk mund të flitet ende për shkëputje.


