Me makinë të blinduar dhe armë, kapen “të fortët” në Fier

schedule09:39 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 09:39 - 20 Dhjetor, 2019

Tre persona janë arrëstuar në Fier. Policia njofton se 3 personat janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, dhe se në momentin e arrestimit kanë qenë të armatosur, me armë zjarri të llojit pistoletë, dhe armë të ftohta.

Mjeti që lëviznin ishte një automjet i blinduar tip “Audi A8” ku poshtë sediljes së pasagjerit kishin vendosur armët.

Ndërkohë policia ka bërë arrestimin e tyre nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”  dhe “mbajtja e armëve të ftohta”.

Policia ka njoftuar se: 

“Operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çlirimi”.

Vihen në pranga 3 persona me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, 2 armë të ftohta dhe 1 makinë e blinduar.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe nga informacionet e mara në rrugë operative, Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • Sh. K., 33 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;
  • A. B., 35 vjeç, banues në Fier;
  • R. L., 20 vjeç, banues në Fier;

Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e DVP Fier, në fshatin Çlirim, Fier, në mjetin e blinduar Audi A8, i cili drejtohej nga shtetasi R. L., poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur shtetasi Sh. K., u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 2 krehëra me 24 fishekë.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit R. L. iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit A. B., u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, 2 krehëra me 24 fishekë, 2 mjetet prerëse dhe automjeti i blinduar Audi A8.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta“”./abcnews.al