“Mc Gonigal”, Ervin Bushati: Çështje pa brum. Salianji: Edi Rama po mbrohet nga imuniteti

schedule21:31 - 17 Shkurt, 2023

schedule 21:31 - 17 Shkurt, 2023

TIRANË- Situata aktuale politike në Shqipëri u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Abcnews. Në fokus ishte çështja “Mc Gonigal” dhe akuzat që opozita shqiptare ka hedhur për kryeministrin Edi Rama për lidhje me agjentin e kundërzbulimit të FBI.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, tha se kryeministri Edi Rama mbrohet për shkak të imunitetit.

“Kur hyn dikush në aferë korruptive, ky [referuar Ramës] është i kapur dhe duhet të shkojë para ligjit. Në raport me ligjin është i kapur. Ka imunitet. Edi Rama ta japë dorëheqjen sot, dhe ta shohësh a hetohet apo jo. Nëse Edi Rama s’ka imunitet, Edi Rama përfundon në gjyq.”, tha Salianji.

Për Ervin Bushatin nga Partia Socialiste çështja “MC Gonigal nuk ka brum, dhe se kjo po përdoret nga opozita dhe konkretisht nga ish-kryeministri Sali Berisha për të larguar vëmendjen  nga kriza e madhe në të cilën ndodhet sot PD-ja.

“Unë mendoj se Sali Berisha do ta nxehë situatën politike sa të saldojë krisjet që ka brenda PD. Do ftohet kjo, sepse nuk ka asnjë brum si çështje. Kjo ju duhet për karburant deri për zgjedhjet lokale”, tha ai.

Sipas Bushatit, opozita është e humbur në zgjedhjet e 14 majit.

“Ju nuk keni caktuar kandidatët dhe jeni të humbur. Do tërhiqeni nga zgjedhjet lokale. Kjo është tërheqje taktike. Këtij i ka humbur vula”, tha ai./n.m abcnews.al