Qeveria kanadeze ka deklaruar se është në bisedime me SHBA-në për t’u bashkuar me sistemin e saj të propozuar të mbrojtjes nga raketat “Mburoja e Artë”, që synon të kundërshtojë kërcënimet ajrore të “gjeneratës së ardhshme”.
Në një reagim nga zyra e kryeministrit Mark Carney u bë e ditur se po zhvillohen diskutime midis Kanadasë dhe SHBA-së mbi sigurinë, duke përfshirë programet ekzistuese dhe të reja si Golden Dome.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi planin për sistemin e ri të mbrojtjes nga raketat të martën, duke njoftuar një shumë fillestare prej 25 miliardë dollarësh për ta ndërtuar atë. Ai shtoi se Kanadaja ka shprehur interes për t’u bashkuar.
Megjithatë, ekspertët kanë shprehur dyshime për mënyrën se si SHBA-të do të ofronin një sistem gjithëpërfshirës dhe është ende e paqartë se si do të bëhet pjesë Kanadaja apo se sa do të paguante.
/abcnews.al/