Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA/ Mbi 30 mijë viktima nga Covid-19 në 13 ditët e para të dhjetorit

schedule21:23 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 21:23 - 13 Dhjetor, 2020

Më shumë se 30,000 persona në SHBA kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 vetëm në 13 ditët e para të dhjetorit.

Të dhënat janë mbledhur dhe analizuar nga qendra e Universitetit Johns Hopkins. Që nga data 1 deri më 13 dhjetor humbën jetën 30,102 të sëmurë me Covid, ndërsa totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 298,147.

SHBA ka regjistruar shifra të tilla, për të njëjtën periudhë kohore edhe në nëntor, maj dhe prill.



Kurse, numri i të infektuarve ka shkuar tashmë në 16,6 milionë. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!