Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Mbështetje biznesit shqiptar/ Konsulentja: Financimet, të rëndësishme për shtimin e vendeve të punës

schedule14:32 - 12 Maj, 2026

schedule 14:32 - 12 Maj, 2026

TIRANË- Ndërsa Shqipëria po hedh hapa të shpejtë drejt integrimit në Bashkimin Europian, Banka Europiane e Investimeve do të mbështesë me më shumë financime ekonominë shqiptare.

Drejtoresha e kësaj banke Nadia Calvino, që vjen për herë të parë në Shqipëri theksoi se 20 milionë euro do të jepen në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla e të mesme për të rritur inovacionin dhe standardet.

Banka Europiane e Investimeve planifikon të rrisë me 60 për qind investimet në vendin tonë këtë vit.



Konsulentja e biznesit, Eneida Bajraktari, e ftuar në emisionin “Money Report” e konsideroi pozitive qasjen për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

Ajo theksoi se fonde të tilla krijojnë kushte të favorshme për ekonominë dhe idetë e të bërit biznes.

Gjatë diskutimit, ekspertja vuri theksin te përdorimi i teknologjisë dhe avantazheve që ajo krijon, me qëllim lehtësimin e ekonomisë lokale.

“Është shumë e rëndësishme financimi për biznesin e vogël dhe të mesëm. Fonde të tilla ndihmojnë financimin e bizneseve të reja. Start up-et, nëse financohen në mënyrën e duhur, kanë një rritje shumë më të lartë se bizneset tradicionale.

Start up-et janë shumë herë më të lehta për t’u përhapur, sepse me të njëjtin produkt mund të japësh kontributin në të gjithë botën.

Është e rëndësishme që të krijohen linja të reja financimi dhe t’u jepet një hov investimeve lokale. Bizneset tradicionale janë ende te letra. Që të përdorësh teknologjinë, duhet të kesh të gjithë procesin e strukturuar.

Do duhet kohë që bizneset të shkojnë drejt teknologjisë. Unë u bëj thirrje të rinjve që të investohen te bujqësia, turizmi dhe të shohin mundësitë si mund të përdoret teknologjia më shumë për të dhënë zgjidhje lokale”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!