Mbërrijnë në Lezhë trupat e pajetë të dy motrave Frroku

schedule11:16 / 17/01/2018

Në Lezhë kanë mbërritur trupat e pajetë të dy motrave që u vranë në Zvicër nga bashkëshorti i njërës. Familja Frroku thotë se ende nuk di shkakun çfarë ndodhi atje, nuk duan hakmarrje, por drejtësi.

Trupat e dy motrave Frroku që u vranë në Zvicër mbërriten në Lezhë.

Nga Rinasi u dërguan drejt lagjes “Xhenio”, aty edhe ku ndodhet shtëpia e prindërve të tyre.

Familja Frroku po organizon ceremonitë mortore për dy vajzat e saj Alma dhe Elda Frroku, që u vranë nga bashkëshorti kosovar i njërës prej tyre.

Kushëriri i motrave: Nuk kemi dijeni për konflikt të përmasave të tilla. Kam qenë vetë në Zvicër, isha për drekë te familja e tyre. Nuk vura re asnjë lloj konflikti.

Ato do të varrosen të enjten në orën 11:00 në varrezat e Lezhës, por familja Frroku ka dhe një mesazh:

“Kjo nuk është një situatë që kërkojmë luftë, e lëmë në dorën e drejtësisë zvicerane dhe Zotit vetë”.

Pritet që autoritetet zviceriane të mbyllin hetimet, që do të hedhin dritë mbi atë që ndodhi në Hausen, të Kantonit Aargau të Zvicrës.

Motra e Almës, e vogla kishte shkuar aty për të kaluar festat e fundvitit, por gjeti vdekjen e dhunshme sëbashku me të motrën, në rrethana ende të paqarta. /abcnews.al

 

 

 

schedule11:16 / 17/01/2018