“Mbani ata që i marrin para Gazit, a kujtoni se jeni Real Madridi?!”

schedule16:47 / 29/01/2020

Mattia Lerda, djali i ish-trajnerit të Partizanit, nuk është kursyer në rrjetet sociale. I frymëzuar nga humbja 3-0 që të kuqtë pësuan në Kupë kundër Besëlidhjes, në faqen e Partizanin ai ka komentuar dhe ka shumë për të thënë.

“Bravo, kritikuar atë që ju mësonte çfarë ishte futbolli. Në vend që të mësoni, vetëm kritikoni. Vazhdoni kështu, se futbolli shqiptar vetëm në këtë mënyrë do rritet? Preferuar të mbani në staf njerëz që mendojnë vetëm për të mirën e tyre dhe të marrin para nga Gazi, të cilët flasin shumë dhe vlejnë asgjë. Ky është fundi që keni zgjedhur”, shkruan mes të tjerash Lerda Jr.

Ai replikon me tifozët në faqen e klubit të keq dhe në një prej komenteve shkruan: ” Ju vepruat në kokë tuaj, pa qenë realistë. Trajner italian nuk na pëlqen, ndaj le ta kritikojmë menjëherë. Nuk u treguat kurrë objektivë. Ndeshje të dominuara ku nuk dilte goli, ç’faj ka trajneri? Tirana është shumë e fortë, nuk lejohet humbja ndaj tyre? Mendoni se jeni Real Madridi?”. /abcnews.al

 

Komentet e djalit të Franco Lerda

schedule16:47 / 29/01/2020