Martinez do përshkojë 28 mijë kilometra për të marrë pjesë në kombëtare! Çfarë po ndodh?

schedule16:20 - 22 Shtator, 2022

schedule 16:20 - 22 Shtator, 2022

Mbrojtësi i Manchester United do të bëjë gjithçka për t’iu bashkuar kombëtares së Argjentinës në Shtetet e Bashkuara.

Qendërmbrojtësi i Manchester United nuk mundi të merrte vizë në Ambasadën Amerikane në Londër, e cila është mbyllur që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II.

Si rezultat, atij iu desh të fluturonte për në Argjentinë nga Anglia (distanca 12,000 kilometra) për të përfunduar dokumentet. Tani, sipas edicionit argjentinas të Ole, Martinez po shkon në Miami dhe ka edhe 7280 kilometra të tjera për të kaluar, shkruan abcnews.al.

Kështu gjatë udhëtimit argjentinasi do të kapërcejë 19 mijë kilometra. Për krahasim, një fluturim nga Britania e Madhe në Miami është vetëm 7000 kilometra.

Pas këtyre udhëtimeve, Martinez do të ketë vetëm një ditë për të ushtruar me ekipin përpara ndeshjes kundër Hondurasit të shtunën herët në mëngjes.

Dhe kjo nuk është e gjitha ai duhet të hipë përsëri në një fluturim për të fluturuar në Nju Jork (distanca 2000 kilometra), ku të mërkurën (28 shtator) Argjentina do të luajë me Xhamajkën.

Deri në kthimin në Mançester, Martinez do të ketë udhëtuar mbi 28,000 kilometra. Dhe më pas ai duhet të kthehet në stërvitje me Man United përpara ndeshjes së madhe kundër Manchester City më 2 tetor.

Shoqata Argjentinase e Futbollit mund ta kishte lënë pushim Martinezin në këtë ndeshje, duke pasur parasysh stresin e shtuar dhe kohën shtesë që iu desh për të udhëtuar.

Nëse Martinez arrin të qëndrojë në formë pavarësisht gjithë kësaj dhe të luajë në derbin e Mançesterit, kjo do të ishte një arritje vërtet epike. G.D /abcnews.al/