Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Hamasi liron 3 pengje të tjera izraelite

schedule10:03 - 8 Shkurt, 2025

schedule 10:03 - 8 Shkurt, 2025

Tre pengje janë liruar nga Hamasi dhe do të kthehen në shtëpi në Izrael. Ky është raundi i pestë i lirimit të pengjeve pas arritjes së një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit që hyri në fuqi muajin e kaluar.

Në këmbim të kthimit të pengjeve, Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë. Pengjet që u liruan pas gjashtëmbëdhjetë muajsh robëri në Rripin e Gazës, janë Eli Sharabi, 52 vjeç, Ohad Ben Ami, 56 vjeç dhe Or Levy, 34 vjeç.

Në këmbim, Izraeli liroi 183 të burgosur palestinezë nga paraburgimi i tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!