Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marka: Universiteti publik është bërë si privat nga ana ekonomike

schedule22:08 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 22:08 - 11 Dhjetor, 2018

I ftuar në emisionin Provokacija nga gazetari Mustafa Nnao ishte pedagogu Jani Marka. Një diskutim për protestën e studentëve dhe për të vërtetat e jetës në shoqërinë shqiptare.

Marka tregoi se synimi i lëvizjes është që ti kthehet shpresa të rinjve.

“Ngjarjet janë të jashtëzakonshme, siç kanë ndodhur këtë javë. Kjo ka qenë jashtë parashikimeve edhe për ne që kemi disa vite që merremi me këtë gjë. T’ju kthejmë shpresën të rinjve që ky vend ka mundësinë të bëhet.”

Ai gjithashtu tregoi për qëllimet e “Lëvizjes për Univeristetin”.

“Ne jemi që njeriu duhet të jetojë me dinjitet, çdo njeri të ketë strehë, ushqim, të ketë veshje, të ketë mundësinë për arsim, kujdes shëndetësor dhe natyrisht të drejtën për tu edukuar dhe kulturuar në drejtim të përgjithshëm. Ka studentë që kursejnë vaktin e ushqimit.”

Marka tregoi dhe pjesën emocionale të problematikve të sistemit arsimor, ku studentët ekselentë nuk marrin profesionin e merituar.

“Unë nuk kam mbaruar me mesatare 10 absolute, kam qenë mbi 9 dhe jam pedagog. Mu dha mundësia që dikush të dilte në pension në vitin 2003 dhe mu dha ftesë që unë të punoja. Ndërkohë që unë kam nxjerrë studentë të mi të shkëlqyer, shumë herë më të mirë se sa unë. Në kuptimin e meritës ai studenti i shkëlqyer meritonte të ishte tek vendi im. Tani punojnë si shitëse. Emocionohem kur shkoj dhe shikoj studentë që punojnë në call center ose shitës. Pse nuk vjen ai tek vendi im i punës. Unë nuk iki nga ajo punë po s’më hoqi njeri se edhe unë dua të jetoj.”

I pyetur nga gazetari Nano, pedagogu tregoi dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së studentëve në vendimmarjen e bordeve akademike.

“Vendimarrja e studentëve e shëndosh jashtë mase sistemin arsimor në kushtet e Shqipërisë. Deri më sot rektorët zgjidhen nga stafi akademik. Duke qenë shumë pak dhe duke qenë në marrëdhënie klienteliste është e pamundur që zgjedhjet të jenë të lira. Sot ka dekanë dhe rektorë që nuk dinë të flasin një gjuhë të huaj. Ndërkohë që studentëve u kërkohen që të mbrojnë anglishten duke paguar TOEFL.”

Gjithashtu u dikutua dhe parimet bazë të “Lëvizjes për Universitetin” dhe se si ndahen tarifat studentore në bushetin e universitetit.

“Këto kërkesa nuk i kemi hartuar ne të Lëvizjes për Universitetit. Ne kemi disa kërkesa më të ngushta, me substanciale, por indirekt preken edhe këto. 65% e buxhetit vijnë nga tarifat e studentëve kryesisht, 35% vjen nga buxheti i shtetit. Ky buxhet mbulon vetëm 9 rroga e gjysëm të pedagogëve. Çdo gjë tjetër, 2 rroga e gjysëm, orët suplementare, honoraret që marrin profesorët në senat supozojmë, investimet, dritat, blerjet e paisjeve laboratorike, çdo gjë tjetër paguhet nga tarifat. Nuk e di pse quhet më universitet publik. Është universitet privat nga ana ekonomike.”

Së fundi Marka tregoi dhe për sloganin ne levizjes dhe hapin tjetr të saj.

“Parrulla që në përdorim shpesh është “Për universitetin, për shoqërinë!” por një herë për univeritetin, të jemi pak me këmbë në tokë. Pastaj për shoqërinë, hapi i dytë, nuk po them javës tjetër, por si vizion.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!