Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Vrau biznesmenin Nikulaj/ Merret vendimi, burg përjetë portugezit Ruben Saraiva

schedule16:00 - 25 Mars, 2026

schedule 16:00 - 25 Mars, 2026

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim për përjetshëm portugezin Ruben Saraiva, për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj.

Më 3 mars Prokuroria e Lezhës dha pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez. Vetë Saraiva ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në këtë ngjarje.

Ngjarja e rëndë ndodhi brenda lokalit të viktimës në Shëngjin, ku Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje.



Sipas prokurorisë, atentati nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar në detaje, me Saraivën që dyshohet se ka pasur rol vendimtar në realizimin e tij.

Nga hetimet, rezultoi se vrasja ishte porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit, ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, u tha se ishin vëzhguesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!