Dhimbje koke për Conten, United gati t’i “rrëmbejë” objektivin e madh

schedule10:35 - 28 Shtator, 2020

schedule 10:35 - 28 Shtator, 2020

N’Golo Kante mbetet objektivi i madh i Interit në merkato. Mesfushori francez pëlqehet shumë nga Antonio Conte, por duhet bindur Chelsea. Klubi londinez kërkon 60 milion euro për ta lënë të lirë dhe nuk e ka me sy të mirë largimin e kampionit të botës drejt ekipit të ish-trajnerit.

Italiani u largua mes polemikave nga “Blutë e Londrës” dy vite më parë. Vetë lojtari ka arritur një akord paraprak me zikaltrit dhe është gati të kalojë në Serie A. Gjithsesi, garës për shërbimet e Kante i është bashkuar edhe Manchester United.

 

Kante në një dyluftim me Pogba

The Mirror raporton se “Djajtë e Kuq” nuk e kanë problem të paguajnë shumën që kërkojnë drejtuesit e Chelsea. Kualiteti i 29-vjeçarit nuk vihet në dyshim, Solskjaer e cilëson si lojtarin e duhur për mesin e fushës dhe drejtuesit e United po tentojnë ta transferojnë në “Old Trafford”. /abcnews.al