Manastirliu feston Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

schedule14:02 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 14:02 - 25 Dhjetor, 2017

Në festën e Krishtlindjes Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i drejtoi apelin e saj kujtdo që ka mundësi t’i ofrojë një familje famijeve pa kujdes prindëror. Manastirliu ishte në Shtëpinë e Foshnjës “Hana dhe Rozafa” në Tiranë.

 

Për 17 nga fëmijët e kësaj shtëpie kjo është Krishtlindja e parë në një familje biologjike apo birësuese.

Të tjerët kanë festuar me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ogerta Manastiliu ishte në shtëpinë e foshnjës “Hana dhe Rozafa” në Tiranë nga ku i drejtoi apelin e saj kujtdo që ka mundësi t’i ofrojë një familje fëmijëve pa kujdes prindëror.

“Sot festohet ne institucionet tona të kujdesit social në të gjithë Shqipërinë dhe jam shumë e lumtur të kaloj këtë festë mes 32 fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjes. Është detyrim i ynë për t’u kujdesur për foshnjat që janë pa kujdes prindëror dhe kemi angazhimin maksimal për t’u kujdesur në stadartin më të lartë për fëmijët. Objektivi ynë është të deinstitucionalizojmë shërbimet dhe të kthejmë sa më shumë fëmijë, në rastin më të mirë pranë familjes biologjike apo familjeve alternative birësuese. Vetëm gjatë këtij viti, nga kjo qendër u kthyen pranë familjeve biologjike dhe u birësuan 17 fëmijë dhe 3 fëmijë janë në proces birësimi”

Me urimin Gëzuar Festat, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale falenderoi edukatorët, kujdestarët, punonjësit socialë dhe të gjithë stafin e 28 qendrave të kujdesit social që çdo ditë kujdesen për fëmijët e për të gjithë kategoritë në nevojë./abcnews.al