Malltezi: Edi Rama shpik “taksën e plehrave”

schedule13:03 - 24 Janar, 2018

schedule 13:03 - 24 Janar, 2018

Shqiptarët do të paguajnë edhe taksë plehrash! Deklarata vjen nga selia e Partisë Demokratike nga ku Jamarbër Malltezi foli për qëllimin e vënies në punë të incineratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

“Taksa” nuk është një term i shpikur nga Partia Demokratike për të akuzuar qeverinë, por është shkruar e zeza mbi të bardhë në dokumentin e miratuar më 23 Nëntor nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, me Kryetar njërin nga pronarët e vërtetë të 3 inceneratorëve, Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj”.

Bëhet fjalë për vendimin nr 77 që vendos ndihmën shtetërore për të mbështur prodhimin e energjisë elektrike nga burime të vogla nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe ato rurale. I botuar në Fletoren Zyrtare me  numër 221, projektvendimi vendos detyrimin që OSHEE t’i blejë këtyre prodhuesve të ardhshëm, energjinë elektrike të prodhuar nga këto mbetje industriale rurale dhe urbane.

“Kjo do të thotë se, jo vetëm që  Rama dhe Ahmetaj po marrin 178 milionë euro nga taksat tona për 3 inceneratorët që do të djegin plehra dhe do të lëshojnë helme në ajër,  por ata kanë vendosur “taksën e plehrave,” që të shesin energjinë e prodhuar nga inceneratorët dhe të vazhdojnë të pasurohen për vete!”.

 Sipas demokratëve pagesa prej 74 milion eurosh të parave publike, për kontrata të cilat nuk bëhen publike duke u konsideruar sekret shtetëror përbëjnë vepër penale.

“Në një vend ku drejtësia nuk kontrollohet nga kryeministri, kjo dosje do të përbënte prioritet të prokurorisë. Por në këtë vend ku është prishur busulla morale, PESHKU I MADH PO PESHKON PESHKATARET!”./abcnews.al