Maliqi: Maxhoranca nuk e njeh votën e lirë, duhet revoltë popullore

schedule12:54 - 1 Qershor, 2020

schedule 12:54 - 1 Qershor, 2020

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka komentuar mosarritjen e konsensusit për Reformën Zgjedhore. Maliqi u shpreh se ndërkombëtarët duhet të ndërgjegjësohen që situata politike në vend të ndryshojë.

“Ka dy rrugë për të dalë nga kjo krizë, është revolucioni demokratik që në vjeshtë duhet të shpërthejë ose ndërkombëtarët të lënë diplomacinë dhe të vendosin gishtin mbi njeriun që po pengon reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, që njollosi këtë vend, po vret demokracinë dhe kthen diktaturën në Shqipëri”, shprehet Maliqi.

Gjithashtu ai theskson se shqiptarët janë mashtruar dhe se sipas tij tashmë ka ardhur koha që qytetarët të kërkojnë të drejtat e tyre.

Maliqi: Shqiptarët u bënë tre vjet e më shumë pas tepsisë dhe timonit që shikojnë vetëm tym të zi, varfëri dhe pasiguri, krim dhe korrupsion galopant, kapje të institucioneve dhe zgjedhje moniste. I vetmi tym i bardhë është ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar. Ka ardhur koha e një ngritje të madhe se pasiguria në vend është shumë e madhe, vetëm këto dy ditë kemi vrasje e tritol, përdhunime të turpshme.

Ky kryeministër nuk ikën nga pushteti me votë të lirë por vetëm me revoltë popullore dhe ndërhyrje të fortë ndërkombëtare. Është peng i krimit dhe korrupsionit, e ka mbjellë Shqipërinë me drogë.

Ky njeri nxjerr vetëm tym të zi në çdo familje shqiptare, nuk do reformë, ky e shkatërroi reformën në drejtësi. Ky kryeministër është i lidhur kokë e këmbë me krimin, korrupsionin dhe drogën, përhap edhe panik për të ulur imazhin e presidentit se kërkon të kapë Gjykatën  Kushtetuese sepse e sheh pengesë për të ardhmen e tij politike.

Ka dy rrugë për të dalë nga kjo krizë, është revolucioni demokratik që në vjeshtë duhet të shpërthejë ose ndërkombëtarët të lënë diplomacinë dhe të vendosin gishtin mbi njeriun që po pengon reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, që njollosi këtë vend, po vret demokracinë dhe kthen diktaturën në Shqipëri.

Ky njeri nuk tërhiqet, nuk e njeh votën e lirë. Ka ardhur momenti të largohet me ceremoni se nuk ikën ndryshe. Nuk ka pandemi, po e shfrytëzon politikisht. Jam i bindur se rrotacioni do të ndodhë, fiton opozita e bashkuar por duhet mobilizim total ndaj këtij njeriu të papërgjegjshëm. Shpresoj dhe besoj që shqiptarët të reflektojnë dhe ndërkombëtarët të vendosin pikat mbi “i” mbi këtë të sëmurë psikik që po shkatërron fatet e vendit, sigurinë dhe të ardhmen e vendit./abcnews.al