Makina përplas për vdekje një fëmijë në Kosovë

schedule08:44 - 16 Gusht, 2022

schedule 08:44 - 16 Gusht, 2022

Një fëmijë i cili ishte duke ecur në rrugë është përplasur për vdekje nga një makinë në Kosovë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në fshatin Kovrag të Istogut,  në rrugën Pejë-Mitrovicë.

Sipas policisë në Kosovë fëmija ndërroi jetë në Spitalin Rajonal nё Pejё për shkak të lëndimeve të rënda që mori nga përplasja fatale.

Sa kaq mësohet se shoferi i makinës është arrestuar./abcnews.al/