Makina përplas këmbësorin në rrugën Hani i Hotit-Shkodër

schedule11:56 - 15 Nëntor, 2017

schedule 11:56 - 15 Nëntor, 2017

Një këmbësor, i cili ende nuk është identifikuar, u gjet i vdekur në rrugën Hani i Hotit -Shkodër. Ai është një burrë rreth të 40-ave. Pas verifikimit të policisë në vendin e ngjarjes, në Koplik i Sipërm, mësohet se viktima është aksidentuar nga një makinë Benz që drejtohej nga një 55 vjeçar banor i Zagores. Policia ndaloi drejtuesin e mjetit për sqarimin e plotë teë rrethnave, ndërkohë që po punohet për identifikimin e viktimës./abcnews.al