Magjia e Tiranës e ruajtur në periferi, vjen me gjuhën e pikturave nga Zaim Elezi

schedule14:05 - 18 Korrik, 2020

schedule 14:05 - 18 Korrik, 2020

Magjia e mbetur e Tiranës në cepat e saj periferik , vjen përmes penelave të piktorit Zaim Elezi në Muzeun Historik Kombëtar.

Lidhjet e tij me këtë qytet janë të hershëm.

 “Lidhja ime nuk është e sotme. Jam në origjinën time dibran dhe i kemi shumë të hershme lidhjet me Tiranën. Kjo ekspozitë jo në qendër të saj, por jashtë Tiranës. Është ajo që ne nuk e shohim në qendër, ajo që ne konsumojmë gjatë ditës. Këto janë pika interesante që më kanë dhënë shtysën që jo vetëm të merrem me to, por edhe t’i dua”, tregon ai.

Motive të Tiranas në veshje, por edhe shtëpi karakteristike që nuk janë më janë pikturuar prej artistit.

Jo me qëllim dëshmimin e tyre, por i tërhequr nga ngjyra dhe drita . Ata mbeten tashmë veç në telajo pasi ato janë zëvendësuar me ndërtesa shumë katshe.

“Kemi një shtëpi të vjetër që para pak kohësh ka qenë para studios time, por që nuk është më. Kjo do të thotë që ne nuk po e prishim atë, por do të ndërtojmë një më të bukur. Do të ndërtojmë një pallat. Shtëpia do të duhet të ruhej në memorien tonë, të na tregonte të paktën se nga erdhëm. Por nuk është ky misioni. Mua më ka interesuar momenti i dritës i ngjyrës i intimitetit që përmbante ajo shtëpi. Jam një artist që një pjesë të kohës e kaloj në parkun e qytetit”, shprehet ai.

Personazhe fort të dashur të periferisë i japin jetë e forcë pikturës së Elezit.

“Nënat tona të së djeshmes pa stilime, është ashtu siç i ka bërë perëndia”, shprehet ai.

Qëllimi  i ekspozitës me motive tiranase është të kthejmë vëmendjen tek rrënjët, sipas artistit. Punimet do të prezantohen për 1 javë në muze./abcnews.al/