Vitet e fundit një grup artistësh bëhen bashkë për të pikturuar bukuritë e natyrës, nga veriu e deri ne jug. Pjesë e këtij grupimi është edhe Zaim Elezi që prej 50 vitesh merret vetëm me pikturë. Në vitin 1993 ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve pastaj ka punuar si piktor filmi, skenograf i tetarit të Peshkopisë. Gjithashtu ka marrë pjesë në ekspozita kolektive të mbajtura në Tiranë që nga viti ’90. Më pas ai bën dhe një ekspozitë në Francë me rastin 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut.
Shumë prej pikturave të tij janë peizazhe që i flasin natyrës dhe bukurive shqiptare, por gjithashtu nuk mungon as portreti i nënës që në fakt është një lidhje shumë e fortë me të. Portreti i nënës së tij do të gjendet pa diskutim kudo, në çdo studio dhe ekspozitë të Zaim Elezit, pasi ajo ishte e vetmja që pozonte për piktorin me orë të tëra pa ndjerë lodhje.
Në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, Zaim Elezi vjen me një rrëfim ndryshe, për pasionin dhe jetën. Me furçat e pikturës dhe bllokun me vete ai rrëfen shumë nga ato që ndoshta nuk i kemi ditur më parë.
“Për hir të së vërtetës këtë e ka zbuluar ime më por jo për qejf, më shumë si një frikë sepse ajo kishte një lloj ndjesie sikur nuk do të më kishte nën kontroll nëse unë merresha me këtë punë dhe më rezulton që të jetë e mençur prandaj unë kam pasur një marrëdhënie shumë të afërt me atë. Pavarësisht se ajo nuk ishte e arsimuar Zoti e kishte pajisur me të tilla shqisa që unë e kisha si një fjalor e hapja në çdo faqe dhe gjeja ato të nënës. Sot që nuk e kam unë i kam mësimet, i ruaj kujtimet, por jam shumë i lumtur që kam arritur që t’i bëj një ekspozitë nënës”, rrëfeu piktori./abcnews.al