“Lumë” largimesh në PD/  Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar

schedule21:23 - 31 Mars, 2023

schedule 21:23 - 31 Mars, 2023

 

Situata në Partinë Demokratike zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, sa vjen edhe bëhet më e zymtë.

Përpos tërheqjeve të disa kandidatëve nga gara për zgjedhjet lokale të “14 Majit”, dorëheqja e fundit është dorëzuar nga këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, Marash Logu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Logu nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” pak orë më parë.

Ai shkruan se do të vazhdojë të mbetet anëtar i PD-së dhe të kontribuojë si profesionist i ligjit në parti.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike.r.t/abcnews.al