Presidenti amerikan Donald Trump po mban një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Telefonata me Putin do të pasojë nga një bisedë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksy dhe liderë të tjerë të NATOS-s.
Më herët presidenti amerikan kishte thënë se shpreson që bisedat me liderët e dy vendeve të përfshira në luftë, t’i hapin rrugë një armëpushimi në Ukrainë.
Putin deri më tani më tani ka refuzuar të dëgjojë thirrjet ndërkombëtare një armëpushim 30-ditor të propozuar nga administrata Trump dhe të mbështetur nga Ukraina.
Gjatë negociatave të drejtpërdrejta në Stamboll mes Moskës dhe Kievit, pala ruse refuzoi një armëpushim, derisa Ukraina të tërheqë të gjitha forcat e saj nga territori rus.
Teksa në Turqi mbaheshin bisedime, Trump tha se nuk do të ketë progress për paqen, derisa ai dhe Putin të takohen. Dy homologët kanë mbajtur biseda telefonike që kur Trump mori detyrën në 20 janar, por nuk janë takuar ende gjatë mandatit të dytë të presidentit amerikan.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë është takuar tashmë me Volodymyr Zelensky, me të cilin pati një përplasje të ashpër në zyrën ovale në muajin shkurt, por tonet u ulën kur të dy u takuan sërish në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan.
Telefonatat e Trump me Putin dhe Zelensky vijnë teksa Rusia nuk I ka ndalur sulmet e saj ndaj Ukrainës në fundjavë dhe këtë fillim javë, duke shkaktuar edhe viktima./abcnews.al