Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Iran/ Kamberi: Objektivat e Izraelit të ndryshme nga të SHBA. Veliu: Trump ka humbur reputacionin

schedule21:36 - 15 Prill, 2026

schedule 21:36 - 15 Prill, 2026

Diskutimet mbi tensionet ndërkombëtare dhe programin bërthamor të Iranit kanë nxjerrë në pah mospërputhjen e thellë të objektivave mes fuqive globale, ku suksesi i njërës palë shihet si dështim nga tjetra.

Eksperti Geron Kamberi thekson se frika e SHBA-së për një program të fshehtë bërthamor rrit kërcënimin në rajon, ndërkohë që shtete si Rusia, Turqia dhe Pakistani po synojnë rolin e ndërmjetësuesit. Nga ana tjetër, analisti Lulzim Veliu vlerëson se retorika e ish-presidentit Trump shërben kryesisht për të forcuar bazën e tij politike përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Kjo situatë komplekse reflekton një përplasje të hapur interesash, ku Izraeli dhe SHBA-ja ruajnë qëndrime të ndryshme përballë pretendimeve të Iranit për qëllime paqësore.



Geron Kamberi: Kur bëhet fjalë për negociata mes palëve dhe qëndrimet janë kaq të larta mes tyre, ajo që mund të konsiderohet sukses për njërën palë, konsiderohet dështim për palën tjetër. Frika që kanë SHBA për aleatët e tyre, është se një program bërthamor i fshehtë, ose i padeklaruar. Kjo e shtonte kërcënimin edhe për rajonin. Nga ana tjetër Irani këmbëngul që programi i tij është vetëm për gjëra paqësore. Qëllimet dhe objektivet që kanë të dyja palët janë të ndryshme. Izraeli ka objektiva krejtësisht të ndryshme me SHBA. Kjo përpjekje nga an e Rusisë, kërkon që të jetë në rolin e ndërmjetësuesit. Janë edhe dy shtete të tjera, si Pakistani dhe Turqia, që po përpiqen që të ndërmjetësojnë.

Lulzim Veliu: Trump po e bën këtë për të shtruar bazën e tij politike. Trump është i njohur që nga mandati i parë ka bërë deklarata të tilla, që ka shkuar luftëra. Do të shihet edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që reputacioni i Trump ka rënë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!