Lufta ndaj COVID-19 / Ikona e modës ka një lutje për të gjithë

12:30 | 21/03/202012:300

Një letër nga Anna Wintour- Kryeradaktore e Vogue Amerika

Njësoj si shumë prej jush edhe unë jam përshtatur me realitetin gjatë pandemisë Covid-19, duke ndjekur lajme dhe duke “pushuar” prej tyre, duke iu bashkuar takimeve virtuale me kolegët, duke gjeneruar ide të reja për të “shpëtuar” industrinë e modës dhe sigurisht duke u rrëmbyer me novela, filma apo seriale televizive.

Nëse mund t’i përmbledh të gjitha çfarë përmenda më lart, kam bërë vetëm diçka shumë të thjeshtë, kam qëndruar në shtëpi, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve: QËNDRONI NË SHTËPI!

Sot, nuk ka asnjë rregull më të rëndësishëm sesa ky, le të zotohemi të qëndrojmë në shtëpi sa të mundemi, ju lutem! Natyrisht ka njerëz që duhet t’i bashkohen personelit të shëndetësisë, atij të urgjencës, të furrës së bukës apo dyqanit të ushqimeve, por ju lutem, të gjithë ju që dilni pa arsye, qëndroni në shtëpi! Kjo është mënyra e vetme për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur të gjithë ata që janë më të prekur nga ai.

Jam e tronditur nga imazhet e amerikaneve që shijojnë pushimin e pranverës në plazhe, edhe nëse jeni të rinj e të shëndetshëm dhe mendoni se jeni të mbrojtur, nuk jeni dhe të gjithë ata që ju rrethojnë, nuk janë!

Lini plazhet, shëtitjet dhe izolohuni, le të bashkohemi të gjithë dhe të sigurojmë ngadalësimin e përhapjes së këtij virusi të tmerrshëm, nuk ka asnjë vendim më të rëndësishëm se kaq, ju lutem!/abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono