Nuk ka një afat për fundin e luftës me Iranin edhe pse nëq fillim të saj, Donald Trump dhe zyrtarët e tij e kishin bërë të qartë se objektivat do të arriheshin brenda pak javësh.
Në një intervistë për Fox Neës, presidenti amerikan tha se nuk ka “presion kohor” për zgjatjen e armëpushimit me Iranin dhe ai nuk e ka me nxitim për t’I dhënë fund konfliktit.
Kreu I Shtëpisë së Bardhë përsëriti se do një marrëveshje të mirë me vendin e Lindjes së Mesme.
Ndërkohë Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha gjithashtu se negociatat “janë duke vazhduar” dhe Trump ua kishte “bërë shumë të qarta vijat e tij të kuqe” iranianëve – duke kërkuar që ata t’ia dorëzojnë Shteteve të Bashkuara uraniumin e pasuruar që kanë në zotërim.
Leavitt shtoi se Uashingtoni po pret një përgjigje nga regjimi iranian, i cili sipas saj “nuk mund të dërgojë ende një mesazh të unifikuar, prandaj presidenti vendosi të zgjasë armëpushimin.
Përgatitjet për bisedimet e paqes vazhdojnë në Pakistan, por ende nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen e delegacioneve nga SHBA-të ose Irani.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se Teherani mbetet i hapur për diskutime, por shtoi se “shkelja e angazhimeve, bllokada dhe kërcënimet amerikane janë pengesat kryesore për negociata të vërteta”.
Tensionet vazhdojnë rreth Ngushticës së Hormuzit, me kryenegociatoren e Iranit që tha se “nuk është e mundur” që ajo të hapet për shkak të “shkeljeve flagrante të armëpushimit” nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Zëvendëspresidenti JD Vance, i cili pritet të udhëheqë delegacionin e Donald Trump, mbetet në Shtetet e Bashkuara dhe nuk dihet nëse do të niset për në Pakistan.


