Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta Gjykata-Qeveri/ Martin Leka: Shumica e njerëzve janë me kryeministrin, drejtësia të mos futet në politikë

schedule13:46 - 22 Shtator, 2026

schedule 13:46 - 22 Shtator, 2026

Analisti Martin Leka thotë se shumica e njerëzve janë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me përplasjen e qeverisë me gjykatat, për pagat e magjistratëve.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se drejtësia nuk mund të kërkojë paga jashtë sistemeve dhe ligjeve.

Ndër të tjera, Leka shtoi se drejtësia nuk duhet të bjerë pre e lojërave politike dhe të mos futet në politikë.

“Përplasja është me Edi Ramën, jo me Vlora Hysenin, lidhur me pagat e drejtësisë. Unë mendoj se shumica aboslute e njerëzve janë me kryeministrin e vendit dhe nuk janë me sistemin e drejtësisë.

Nuk ka të drejtën morale, jo vetëm të kërkojë rroga jashtë sistemeve dhe ligjeve, por edhe për të mos bërë që niveli i drejtësisë të bjerë në nivelin e viteve 2000. Drejtësia duhet të mos bjerë pre e lojërave politike dhe të mos futet në politikë, por të bëjë drejtësi. Nëse e fillon drejtësinë keq, ajo bëhet padrejtësi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!