Lobimi i PD-s/ Balla: Duhet sqarim publik

schedule20:19 - 13 Mars, 2018

schedule 20:19 - 13 Mars, 2018

Është folur gjatë për çështjen e lobimit të Partisë Demokratike, që sipas revistës amerikane “Mother Jones” është financuar nga biznesmenë rusë.

Partisa Socialiste ka kërkuar transparencë financiare lidhur me këtë ngjarje nga ana e PD-s dhe këtë e përsëriti në “Provokacija” kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Ne po bëjmë detyrën tonë. Në fund të fundit “watchdog”-u është opozita, por kur ka dy krahë politikë, njëri krahë ruan tjetrin. Po ju them, këtu kemi të bëjmë me elementë të rëndësishmë, të cilët duan sqarim publik dhe më e thjeshta duan një transparencë financiare nga ana e Partisë Demokratike me fatura me llogari bankare, nga e cila janë bërë të gjitha këto pagesa”, tha Balla./abcnews.al