Liverpooli futet në garë me Man.United për të siguruar shërbimet e yllit të Ajax

schedule10:13 - 19 Korrik, 2022

schedule 10:13 - 19 Korrik, 2022

Ylli i Ajax, Antonty, është një prej lojtarëve më të kërkuar në këtë merkato vere, me skuadra të Premier League dhe jo vetëm që janë në ndjekje të tij.

Së fundmi më seriozisht në garë janë Manchester United dhe Liverpool.

Sipas mediave britanike, Liverpooli ka kontaktuar krerët e Ajax dhe i ka pyetur rreth situatës së brazilianit.

Ajax ka vendosur një çmim prej 59 milion funtesh, që duket një shumë e madhe për “Reds”, ndërkohë Ten Hag punon nga krahu tjetër për ta sjellë “Old Trafford”./albeu.com