LIVE/ Saga e vrasjeve mes Nogajve dhe Hasanbellive, si u ekzekutua babai i objektivit të atentatit të mbrëmshëm

schedule10:21 - 13 Qershor, 2022

schedule 10:21 - 13 Qershor, 2022

Erion Hasanbelliu u qëllua me 6 plumba pas shpine përballë një hoteli në Bruksel mbrëmjen e 11 qershorit.

Sipas dëshmitarëve, autorët ishin 2 persona, dhe njëri prej tyre qëlloi papritur nga 43-vjeçarit shqiptar.

Hasanbelliu u dërgua menjëherë në spital dhe sipas medieve të huaja nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare  pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan.

10:16 – EMRI/ Hasmëria që vazhdon, kush i bëri atentat Erion Hasanbelliut në Bruksel? E ndoqi dhe e qëlloi pas shpine

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Belgjikë, 43-vjeçari shqiptar Erion Hasanbelliu mbeti i plagosur me 6 plumba.

Mediat belge, sot shkruajnë se i dyshuari kryesor për këtë ngjarje është rimineli shqiptar Kasandër Noga, 44-vjeç.

Autori dhe viktima janë përfshirë në një konflikt prej njëzet vitesh. Kasandër Noga është i njohur për ‘vrasjen në repartin e rikuperimit’ ku u eliminua babai i Hasanbelliu. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi dhe vrau një mik të Kasander Nogës në një kafene në Antwerp. Vetë Kasander Noga i mbijetoi atij sulmi.

Kush është Kasandër Noga?

Erion Hasanbelliu dhe autori i dyshuar i plagosjes së 43-vjeçarit në Belgjikë, Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri ndërmjet tyre për vite me radhë. Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Kur ndodhi masakra e Sanatoriumit

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Nga Hakmarrja në Belgjikë tek arratisja në Itali

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, autoritetet belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”. Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

10:05 – VIDEO/ 6 plumba në shpinë dhe në të pasme, momenti kur Erion Hasanbelliu rrethohet nga mjekët pas atentatit në Belgjikë

BELGJIKË- Erion Hasanbelliu u qëllua dje me të paktën 6 plumba në buzë të një rruge në Bruksel. 43-vjeçari po ecte në zonë, ku autorët të cilët dyshohet se e kishin përndjekur për një kohë të gjatë, i afrohen dhe e qëllojnë.

Deri më tani sipas mediave vendase, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve që mund të kenë kryer këtë krim përpara hyrjes së një hoteli pranë qendrës De Brouckèreplein. Dëshmitarët okular kanë qenë të shumtë dhe kanë fiksuar momentet e atentatit. Sipas tyre, një burrë ka hapur zjarr ndaj shqiptari në fragment sekonde dhe nuk e kanë parë se nga ishte shfaqur.

“Emergjenca erdhën në masë dhe nuk dukej mirë”, thotë një nga dëshmitarët që qëndronte në rrugë.

Faktin se burri nuk është mirë, e konfirmon edhe prokurori publik i Brukselit. “Ai u godit nga gjashtë plumba në shpinë dhe në të pasme. Ai u operua menjëherë dhe është ende në rrezik për jetën” tha Martin François, zëdhënës i prokurorisë publike të Brukselit.

Recepsioni i hotelit ka pamje nga vendi ku ndodhi incidenti. “Nuk e kemi idenë se kush është viktima, por kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka. Kolegu im e pa që ndodhi dhe është në shok”, thotë një punonjës i hotelit.

Sipas dy dëshmitarëve okularë, të cilët ndodheshin pak metra larg vendit të krimit,” Ishin dy burra pak më të rritur, njëri qëlloi papritmas tjetrin disa herë dhe ikën në një rrugë anësore në të majtë të hotelit. Njëri ishte tullac,  trupmadh”, kujton gruaja.

08:23 – “Tullac dhe trupmadh”, flasin dëshmitarët që panë atentatin ndaj shqiptarit në Blegjikë, drejt tij 6 plumba

Kamera e hotelit ku u qëllua me 6 plumba pas shpine Erion Hasanbelliu në Belgjikë ka filmuar gjithçka.

Ishte ende ditë kur autori  qëlloi 43-vjeçarin përpara hyrjes së hotelit në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein në qendër.

Sipas dëshmitarëve okularë autori ka hapur zjarr nga hiçi.

“I plagosuri nuk dukej mirë”, tha një nga dëshmitarët.

“Ai u godit nga gjashtë plumba në shpinë dhe në të pasme. Ai u operua menjëherë dhe është ende në rrezik për jetën”, tha Martin François, zëdhënës i prokurorisë publike të Brukselit. 

Sipas dy dëshmitarëve okularë, të cilët ndodheshin pak metra larg vendit të krimit, ishin dy burra dhe njëri prej tyre qëlloi papritur.

Ata u larguan në në rrugë anësore në të majtë të hotelit.

“Ai ishte tullac dhe trupmadh”, kujton gruaja.

Lagje e pasigurt

Lagjja përreth De Brouckèreplein nuk është e paprekur. Përleshjet, trazirat e bandave dhe sherre të tjera ndodhin shpesh, thotë një oficer sigurie i cili ka vite që punon në qendrën aty pranë në Bruksel.

“Nuk është zona më e sigurt këtu, sidomos natën. Unë kam parë shumë këtu, por të shtëna kur është ende ditë është e jashtëzakonshme”, thotë ai.

08:00 – VIDEO/ Gjashtë plumba pas shpine, kamerat filmuan atentatin ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë

Erion Hasanbelliu i njohur ndryshe si Mikel Rakipllari u qëllua në Belgjikë me 6 plumba.

Ngjarja ndodhi para një hoteli në qendër të Brukselit mbrëmjen e 11 qershorit.

43-vjeçari sipas punonjësve nuk kishte asnjë lidhe me hotelin.

Dëshmitarët janë në shok.

Sipas medieve të huaja, ishte ende ditë kur autori qëlloi Hasanbelliun përpara hyrjes së hotelit në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein në qendër.

Prokurori publik i Brukselit nuk ka ende informacion për motivet e autorit.

43-vjeçari shqiptar është në rrezik për jetën.

Kliko për të parë videon 

“Ai u godit nga 6 plumba në shpinë dhe në të pasme. U operua menjëherë por është në rrezik për jetën”,  tha Martin François, zëdhënës i prokurorisë publike të Brukselit. 

Gjithçka në kamera

Recepsioni i hotelit ka pamje nga vendi ku ndodhi incidenti. “Nuk e kemi idenë se kush është viktima, por kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka. Kolegu im e pa që ndodhi dhe është në shok”, thotë një punonjës i hotelit.

Sipas dy dëshmitarëve okularë, të cilët ndodheshin pak metra larg vendit të krimit, ishin dy burra, njëri qëlloi papritmas  disa herë dhe ikën në një rrugë anësore në të majtë të hotelit. Ai ishte tullac, i vogël dhe trupmadh”, kujton gruaja.

Prokurori publik në Belgjikë ka caktuar një gjyqtar hetues i cili do ta trajtojë rastin si tentativë për vrasje.

22:02 – VIDEO/ Kush është Erion Hasanbelliu, i plagosur rëndë në Bruksel që jetonte mes vrasjeve dhe gjakmarrjes

Një ditë më parë në Bruksel është plagosur me armë Erion Hasanbelliu, i njohur ndryshe si Mikel Rakipllari.

Mbrëmjen e shkuar mediat belge bënin me dije se ishte bërë atentat ndaj një personi, i cili kishte mbetur i plagosur.

Policia belge ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Kush është Erion Hasanbelliu

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ky ui fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e krimit.

21:49 – Plagoset në Bruksel Erion Hasanbelliu

Burime për Abc bëjnë me dije se është plagosur një ditë më parë në Bruksel, Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari.

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogan. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.

/Abcnews.al/