“Tullac dhe trupmadh”, flasin dëshmitarët që panë atentatin ndaj shqiptarit në Blegjikë, drejt tij 6 plumba

schedule08:23 - 13 Qershor, 2022

schedule 08:23 - 13 Qershor, 2022

Kamera e hotelit ku u qëllua me 6 plumba pas shpine Erion Hasanbelliu në Belgjikë ka filmuar gjithçka.

Ishte ende ditë kur autori  qëlloi 43-vjeçarin përpara hyrjes së hotelit në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein në qendër.

Sipas dëshmitarëve okularë autori ka hapur zjarr nga hiçi.

“I plagosuri nuk dukej mirë”, tha një nga dëshmitarët.

“Ai u godit nga gjashtë plumba në shpinë dhe në të pasme. Ai u operua menjëherë dhe është ende në rrezik për jetën”, tha Martin François, zëdhënës i prokurorisë publike të Brukselit. 

Sipas dy dëshmitarëve okularë, të cilët ndodheshin pak metra larg vendit të krimit, ishin dy burra dhe njëri prej tyre qëlloi papritur.

Lexo edhe: VIDEO/ Gjashtë plumba pas shpine, kamerat filmuan atentatin ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë

Ata u larguan në në rrugë anësore në të majtë të hotelit.

“Ai ishte tullac dhe trupmadh”, kujton gruaja.

Lagje e pasigurt

Lagjja përreth De Brouckèreplein nuk është e paprekur. Përleshjet, trazirat e bandave dhe sherre të tjera ndodhin shpesh, thotë një oficer sigurie i cili ka vite që punon në qendrën aty pranë në Bruksel.

“Nuk është zona më e sigurt këtu, sidomos natën. Unë kam parë shumë këtu, por të shtëna kur është ende ditë është e jashtëzakonshme”, thotë ai.

Kush është Erion Hasanbelliu

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ky i fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e krimit./abcnews.al/