LIVE/ Rusët përdorin raketën e frikshme për të sulmuar civilët, armët amerikane shkaktojnë frikë në front. Ukraina lufton në ditën e 125-të për lirinë e saj

schedule19:21 - 28 Qershor, 2022

schedule 19:21 - 28 Qershor, 2022

Konflikti i armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në ditën e tij të 125-të duke lënë pas vetëm vdekje e shkatërrim. Megjithëse u konsiderua si një “operacion special” nga Rusia që do të zgjaste shumë pak, rezistenca ukrainase vijon të jetë e fortë dhe t’i shkaktojë dëme të mëdha ushtrisë pushtuese.

-Një raketë ruse goditi një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, të hënën, duke vrarë të paktën 18 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se më shumë se 1,000 njerëz ishin brenda ndërtesës në momentin e sulmit  dhe zyrtarët “po përcaktojnë ende numrin e njerëzve nën rrënoja”.

-Udhëheqësit e G7 thanë se sulmet e presidentit rus Vladimir Putin që synonin civilët ishin”krime lufte” dhe dënuan “sulmin e neveritshëm” në Kremenchuk. Sipas tyre, presidenti Putin dhe ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi. Ata thanë se do të “vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare, humanitare si dhe ushtarake për Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

-Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se me sulmin ndaj Ukrainës, Rusia ka thyer “të gjitha rregullat, të gjitha marrëveshjet që kemi bërë me njëri-tjetrin për bashkëpunimin e vendeve” pas samitit të G7.  Ai tha se udhëheqësit e G7 pajtohen se kjo ka çuar në ndryshime afatgjata “të cilat do të shënojnë marrëdhëniet ndërkombëtare për një kohë shumë, shumë të gjatë. Pra, është e qartë se, në marrëdhëniet me Rusinë, nuk mund të ketë rrugë kthimi, siç ishin në kohën para sulmit rus në Ukrainë.

-Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të martën për të diskutuar sulmet e synuara të Rusisë ndaj civilëve me kërkesë të Ukrainës.

-Nato do të rrisë numrin e trupave në gatishmëri të lartë me më shumë se shtatë herë në mbi 300,000, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se forcat e aleancës ushtarake në shtetet baltike dhe pesë vende të tjera të vijës së frontit do të rriten duke u dyfishuar ose trefishuar nga 3,000 dhe 5,000 trupa.

Kjo do të përbënte “rishikimin më të madh të mbrojtjes dhe parandalimit tonë kolektiv që nga Lufta e Ftohtë”, -përfundoi ai.

Po çfarë ka ndodhur deri më tani?

20:44 – Turqia i thotë “po” anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia ka rënë dakord të mbështesë aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë, tha presidenti finlandez.

Presidenti i Finlandës Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit” pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid.

Turqia ishte një nga pengesat kryesore në rrugën që dy vendet nordike t’i bashkohen aleancës, me zyrtarët që më parë deklaruan se ishin të gatshëm të vononin anëtarësimin për më shumë se një vit nëse nuk merrnin garanci të kënaqshme se Finlanda dhe Suedia ishin të gatshme të adresonin mbështetjen për grupet kurde që Turqia i konsideron si organizata terroriste.

20:18 – Raketat goditën qendrën tregtare, shkrimtari i njohur: Sulmet ruse janë terroriste

Shkrimtari amerikan Stephen King ka deklaruar se sulmet me raketa të Rusisë ndaj objektivave civilë në Ukrainë janë sulme terroriste.

“Sulmet ruse ndaj objektivave civile ukrainase janë në thelb sulme terroriste. Slava Ukraina!”,  shkroi King në Twitter.

Më herët, shkrimtari dënoi publikisht pushtimin rus të Ukrainës dhe tha se do të pezullonte bashkëpunimin me shtëpitë botuese ruse.

Më 27 qershor, një raketë ruse goditi një qendër tregtare në Kremenchuk, rajoni i Poltava.

Kyrylo Tymoshenko, Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit, tha se më shumë se 20 njerëz ishin vrarë dhe mjekët kishin ofruar ndihmë për 59 të plagosur.

19:21- Forcat ruse sulmojnë me raketa në Dnipro, njerëzit mbeten të bllokuar nën rrënoja

Trupat ruse nisën një sulm me raketa në një stacion shërbimi në qytetin Dnipro, ndërsa raportohet për njerëz të bllokuar nën rrënoja.

“Ata hodhën një raketë në stacionin e servisit Avtodyzel. Stacioni më i mirë i shërbimit ku të gjithë banorët e Dnipro-s, duke përfshirë edhe mua, riparuan makinat e tyre me naftë”, tha kryebashkiaku i Dnipro, Borys Filatov në Telegram.

Nuk kishte personel ushtarak, armë apo pajisje në stacion, siguroi Filatov.

“Banorët e zakonshëm të Dnipro-s, bravandreqës dhe punëtorë, tani janë bllokuar nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit shuan zjarrin”, shtoi Filatov.

18:59- Rusia “infiltrohet” në Lviv, ish-agjenti i KGB spiunon për rusët

Zyra e prokurorit rajonal të Lviv ka njoftuar një banor vendas se ai dyshohet për tradhti, pasi ka ndihmuar forcat ruse në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

Sipas hetimeve, personi në fjalë, një veteran i Komitetit Sovjetik të Sigurisë së Shtetit (KGB), ndihmoi shtetin agresor dhe formacionet e tij ushtarake në kryerjen e aksioneve subversive kundër Ukrainës.

“Duke përdorur një mesazher në internet, njeriu u dërgoi rusëve informacione për vendndodhjet e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Rajonin Lviv për kryerjen e sulmeve me raketa”, thotë zyra e prokurorit.

Burrit i është caktuar masa e paraburgimit pa mundësinë e lirimit me kusht.

Drejtoria rajonale e Lviv e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) po vazhdon hetimet paraprake.

17:54- VIDEO/ Një çift vrapon, ndërsa babai fsheh djalin pas pemës, momentet e tmerrit nga sulmi me raketa në Ukrainë

Ministri i Brendshëm i Ukrainës Denys Monastyrsky ka thënë se nuk ka të mbijetuar nën rrënojat e një qendre tregtare në Kremenchuk, e goditur nga një raketë ruse më 27 qershor.

Mediet e huaja kanë publikuar videon nga momenti  i sulmit vdekjeprurës.

Video është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një park publik jo shumë larg qendrës tregtare Kremenchuk.

Kamerat kanë filmuar parkun nga kënde të ndryshme.

Një çift është duke vrapuar pasi dëgjon zhurmën e raketës.

Më pas shpërthimi e shtyn burrin të hidhet në ujë për të kërkuar strehë nga raketa, ndërsa gruaja vrapon pa e ditur se ku të fshihet.

Pas shpërthimit reja e tymit përparon në mënyrë kërcënuese mbi pellg. Një baba kap djalin e tij disavjeçar dhe e fsheh pas një peme. Nënat dhe gjyshet ikin me fëmijët e tyre.

Rusia më 27 qershor nisi një sulm me raketa në Kremenchuk, me një raketë që goditi një qendër tregtare.

17:29- Stoltenberg: Sanksionet ndaj Rusisë, çmim që vlen të paguhet për lirinë

Shefi i NATO-s, Jeans Stoltenberg ka thënë së samit se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë janë çmimi që ia vlen të paguhet për lirinë.

Ai pranoi se shumica e njerëzve në Perëndim po paguanin çmime më të larta të energjisë si rezultat, por tha se një çmim edhe më i lartë po paguhej nga ukrainasit.

Bota do të ishte më e pasigurt nëse Putini do të fitonte, thotë Stoltenberg, kështu që është në interesin tonë të mbështesim Ukrainën, shtoi ai.

17:27- SHBA vendos sanskione të reja ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj mbi 100 objektivave dhe kanë ndaluar importin e arit të ri rus, thotë Departamenti Amerikan i Thesarit.

Lëvizjet në listën e zezë 70 entitete dhe 29 individë, gjë që ngrin çdo aset të mbajtur në SHBA dhe i ndalon ata të bëjnë biznes ose të kryejnë transaksione financiare me institucionet amerikane.

SHBA do të synojë konglomeratin shtetëror të mbrojtjes ruse Rostec dhe banka të shumta, duke përfshirë Bankën e Moskës, thotë Departamenti i Thesarit në faqen e tij të internetit.

Thesari thotë se “ombrella e menaxhimit të Rostec përfshin më shumë se 800 entitete në një gamë të gjerë sektorësh” dhe se të gjitha entitetet që zotërojnë 50% ose më shumë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga Rostec janë të bllokuara.

Gjithashtu u sanksionua United Aircraft Corporation, prodhuesi i avionëve luftarakë të Rusisë MiG dhe Sukhoi, që është në pronësi të shumicës nga Rostec, raporton BBC.

Thesari i SHBA-së thotë se kjo synon të dobësojë aftësinë e Rusisë për të vazhduar sulmin e saj ajror ndaj Ukrainës.

17:16- Asnjë i mbijetuar nën rrënojat e qendrës tregtare që u godit nga raketat ruse

Ministri i Brendshëm i Ukrainës Denys Monastyrsky ka thënë se nuk ka të mbijetuar nën rrënojat e një qendre tregtare në Kremenchuk, e goditur nga një raketë ruse më 27 qershor.

“Ne shpresonim që në orët e para pas sulmit të kishte ende njerëz të gjallë. Por për shkak të zjarrit që shpërtheu 10-15 minuta pas goditjes së raketës, mund të themi me siguri se nuk ka mbetur asnjë i mbijetuar”, tha Monastyrsky në një konferencë për shtyp.

Ai vuri në dukje se psikologët e Shërbimit të Urgjencës Shtetërore dhe Policisë Kombëtare po punojnë me të afërmit e personave që ndodheshin brenda qendrës tregtare.

Rusia më 27 qershor nisi një sulm me raketa në Kremenchuk, me një raketë që goditi një qendër tregtare. Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha se më shumë se 20 njerëz ishin vrarë në sulm dhe se mjekët kishin ndihmuar 59 të plagosur.

16:36- NATO e zhgënjyer me Kinën: Përhapin narrativa të rreme për Perëndimin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për raportet me Kinën para fillimit të samitit të NATO-s në Madrid, duke thënë se nuk e sheh Kinën si një kundërshtar.

Megjithatë, ai shprehu shqetësimin për lidhjet gjithnjë e më të ngushta të Pekinit me Moskën, raporton Reuters.

Ndërsa vuri në dukje se Kina së shpejti do të ishte ekonomia më e madhe në botë dhe NATO-s i duhej të angazhohej me Pekinin për çështje si ndryshimi i klimës, Stoltenberg tha se Rusia dhe Kina janë më afër se kurrë.

“Ne nuk e konsiderojmë Kinën si një kundërshtar, por jemi të zhgënjyer nga fakti që Kina nuk ka qenë në gjendje të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, që Kina po përhap shumë nga narrativat e rreme për NATO-n, Perëndimin dhe gjithashtu se Kina dhe Rusia janë më afër tani se sa kanë qenë kurrë më parë”, u shpreh Stoltenberg.

16:13- Zelensky falenderon aktorin amerikan që po bën dokumentar për luftën: Pa me sytë e tij mizoritë ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me aktorin dhe regjisorin Sean Penn dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen e Ukrainës.

“Aktori dhe regjisori Sean Penn po bën një dokumentar për luftën në Ukrainë. Që nga dita e parë e pushtimit gjithëpërfshirës, ai ishte në Kiev dhe pa me sytë e tij se çfarë është agresioni rus. E gjithë bota së shpejti do të jetë në gjendje të shoh të gjithë të vërtetën për luftën falë filmit të tij. Sean, faleminderit për mbështetjen e shtetit tonë dhe popullit tonë!” tha Zelensky.

Aktori amerikan Sean Penn vizitoi Kievin për herë të dytë gjatë luftës. Aktori po realizon një dokumentar për luftën ruso-ukrainase. Ai tashmë ka vizituar Bucha dhe Irpin për të parë pasojat e mizorive ruse.

15:55- NATO paketë tjetër ndihme për Ukrainën dhe një strategji te re për mbrojtjen në një botë më të rrezikshme

NATO do të miratojë një paketë të re ndihme për Ukrainën në samitin e Madridit, për të ndihmuar vendin t’i rezistojë agresionit rus.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri me dije në një konferencë të përbashkët me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, se vendet anëtare do të bien dakord për një paketë gjithëpërfshirëse ndihme.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të jemi gati të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje sepse Ukraina tani përballet me brutalitet që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Stoltenberg.

Ai vuri në dukje se samiti i Madridit do të ishte një samit i rëndësishëm pasi aty dot ë dakordësohet për një Koncept të ri Strategjik, Konceptin Strategjik të Madridit, që do të jetë plani për NATO-n në një botë më të rrezikshme dhe të paparashikueshme.

“Ne do të biem dakord për një ndryshim thelbësor të parandalimit dhe mbrojtjes sonë me më shumë forca të gatishmërisë së lartë, me më shumë mbrojtje përpara, me më shumë pajisje të para-pozicionuara. Dhe më pas, ne shpresojmë të bëjmë përparim në pranimin e Finlandës dhe Suedisë. Dhe atëherë, sigurisht, ne gjithashtu do të themi se për të qenë në gjendje të mbrohemi në një botë më të rrezikshme, ne gjithashtu duhet të investojmë më shumë në mbrojtjen tonë”, tha Stoltenberg.

15:46- Lavrov i pranishëm në samitin e G20, e konfirmojnë nga Indonezia

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të marrë pjesë në një takim të homologëve të tij të G20 në Bali javën e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar një zyrtar i ambasadës ruse në Indonezi.

Megjithëse nuk ka pasur asnjë indikacion nga Moska se Lavrov nuk do të marrë pjesë, pjesëmarrja e Rusisë në ngjarjet e G20 ka qenë një burim tensioni, duke përfshirë një largim nga zyrtarët e SHBA, Britanisë dhe Kanadasë në një takim financiar të G20 në prill.

Kryesuesi i G20, Indonezia është përpjekur të bashkojë grupin dhe ka ftuar liderët rusë dhe ukrainas në samitin e nëntorit.

Denis Tetiushin, një zëdhënës në ambasadën ruse në Xhakartë, konfirmoi për Reuters se Lavrov do të bashkohej në takimin e 7-8 korrikut në ishullin Bali.

15:29- Kamerat “kapin” momentin kur Macron i jep Bidenit lajmin e keq: Kujdes se ka gazetarë!

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron po bisedonin për krizën e naftës, por për fat të keq biseda e tyre “u kap mat” nga kamerat. Edhe pse këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, Jake Sulivan paralajmëroi liderët për gazetarët, ishte shumë vonë pasi fjalët e Macron ishin dëgjuar.

Biden dhe Macron po flisnin  për krizën e naftës ndërsa ishin vetëm disa metra larg gazetarëve. Kur këshilltari i Biden pa gazetarët duke filmuar në atë moment, e ndërpreu menjëherë Macronin dhe i tha: Kujdes, kamerat po regjistrojnë. Ndoshta duhet të vazhdoni brenda.

Edhe pse liderët e ndërprenë fjalimin e tyre disa nga fjalët e Macron ishin dëgjuar.

Sipas New york Post, lideri francez iu referua një takimi që pati me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

“Unë fola në telefon me të. Ai më tha dy gjëra. E para është kapaciteti maksimal i prodhimit dhe e dyta çmimi. Sauditët mund ta rrisin çmimin pak më shumë, por ata nuk kanë kapacitet, të paktën për një periudhë gjashtë mujore nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.”

Këto ishin fjalët e Macron që u dëgjuan dhe nga gazetarët.

15:18- Sulmet e Rusisë ndaj civilëve, pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Nuk është vetëm G7 dhe NATO që do të diskutojnë sot krizën rreth pushtimit të Ukrainës, sipas BBC.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet gjithashtu më vonë për të diskutuar sulmet e Rusisë kundër civilëve pas sulmit me raketa të së hënës në qendrën tregtare Kremenchuk, sipas ambasadorës së SHBA-së në OKB. Linda Thomas-Greenfield e përshkroi sulmin si të “pështirë”, duke shtuar  Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet. Rusia është ndër pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili përfshin gjithashtu SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kinën dhe Francën.

Ajo ka të drejtën e vetos, por nuk ka qenë në gjendje të parandalojë diskutimet kritike të pushtimit

15:-02- Lavrov: Nëse Perëndimi vazhdon të dërgojë armë në Ukrainë, lufta do të zgjatet

Ministri i jashtëm rus tha se sa më shumë vendet perëndimore të dërgojnë armë në Ukrainë, aq më shumë do të zgjasë konflikti, sipas The Guardian.

Duke folur gjatë një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Turkmenistan, Sergei Lavrov tha gjithashtu se Rusia nuk shënjestroi qendrën tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk të hënën. Rikujtojmë se të paktën 36 persona janë ende të zhdukur pas sulmit rus me raketa në një qendër tregtare.

Ndërkohë 18 persona  kanë humbur jetën.

15:01- Erdogan dhe Biden takohen gjatë samitit të NATO-s, lufta dhe zgjerimi i aleancës fokusi i bisedimeve

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet së shpejti me homologun amerikan Joe Biden, gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

Dy liderët do të bisedojnë mbi pushtimin rus të Ukrainës dhe zgjerimin e aleancës me dy shtete nordike, Suedinë dhe Finlandën, bën me dije AFP.

Analistët besojnë se takimi mund të luajë një rol vendimtar në thyerjen e rezistencës së Turqisë ndaj aplikimeve të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes perëndimore në përgjigje të luftës.

Të dy udhëheqësit kanë pasur një marrëdhënie të ftohtë që nga zgjedhja e Biden për shkak të shqetësimeve të SHBA-së për të drejtat e njeriut nën Erdoganin.

Biden dhe Erdogan u takuan për herë të fundit shkurtimisht në tetor në gjatë samitit të G20 në Romë.

“Ne folëm me zotin Biden këtë mëngjes dhe ai shprehu dëshirën e tij për t’u takuar sonte ose nesër. Ne menduam se ishte e mundur”, tha Erdogan.

Ai foli gazetarëve dhe tha se donte të shihte rezultatet e bisedimeve përgatitore të mbajtura të hënën në Bruksel përpara se të vendoste nëse Suedia dhe Finlanda kishin bërë mjaftueshëm për të hequr kundërshtimet e tij ndaj anëtarësimit të tyre në aleancën ushtarake.

“Ne jemi një anëtar 70-vjeçar i NATO-s. Turqia nuk është një vend që u bashkua rastësisht në NATO”, tha Erdogan.

“Ne do të shohim se në çfarë pike ata (Finlanda dhe Suedia) kanë arritur. Ne nuk duam fjalë boshe. Ne duam rezultate”, tha presidenti turk.

14:49- Forcat ruse arrestojnë kryebashkiakun e Kherson, e morën me vete në makinën me shkronjën “Z”

Kryetari i bashkisë së Kherson, Ihor Kolykhaiev, u arrestua nga forcat ruse të martën, sipas një këshilltareje të.

“Ata morën Igor Kolykhaev”, shkroi Galina Lyashevskaya në rrjetet sociale të martën pasdite.
Në një postim tjetër, ajo shkroi se Kolykhaiev vizitoi një objekt shërbimi dhe kur la makinën, u arrestua menjëherë nga rojet e armatosura, me shumë mundësi FSB, raporton The Guardian.

Lyashevskaya tha se hard disqet u sekuestruan nga kompjuterët, u hapën kasafortat dhe rojet kërkuan dokumente. Gjatë kësaj kohe, ajo shkroi se Kolykhaiev u mbajt në një zyrë të veçantë dhe u prangos në prani të rojeve të armatosura.

Pas kontrollit, Lyashevskaya tha se kryebashkiaku u fut në autobusin me simbol Z dhe u mor me vete.

“Pak ditë më parë, Kolykhaiev mori një letër nga kryetari i bashkisë “i sapoemëruar”, ku ai e ftoi atë të diskutonte organizimin e ndërveprimit të ardhshëm. Për refuzimin e takimit, ai kërcënoi me arrestim. Kolykhaiev nuk shkoi. Të gjithë jemi në rrezik. Gjithçka është nën sulm. Kam frikë për jetën e Igor Kolykhaiev”, shkroi ajo.

14:37- Pse është kaq e rëndësishme beteja për ishullin e gjarpërinjve

Për një shkëmb vetëm dy herë më të madh se Alkatraz, ishulli i gjarpërinjve ka luajtur një rol çuditërisht të madh dhe të rëndësishëm në luftën në Ukrainë. Ishulli ishte një objektiv që në ditën e parë, kur anija kryesore ruse e Detit të Zi, Moskva, mbërriti në brigjet e saj duke u kërkuar  ushtarëve të dorëzoheshin.

Refuzimi u bë  shumë shpejt një thirrje për vendin. Mbytja e “Moskvës” në prill, nga ana tjetër, bëri që ishulli të kishte një rëndësi ndryshe për anijet ruse në Detin e Zi. Në ditët që pasuan pas fundosjes së anijes, ishulli u forcua me sisteme të reja kundërajrore, raketore dhe radarësh.

Ukraina u përgjigj duke përdorur: avionë luftarakë, drone Bayraktar dhe raketa kundër anijeve. Por rusët nuk u tërhoqën.

Ukraina tani duket se po fillon një ofensivë të re për të marrë kontrollin. Një sulm herët në mëngjes më 20 qershor kishte në shënjestër ishullin dhe platformat e afërta të gazit që Rusia thuhet se ka përdorur si një stacion radar dhe vëzhgimi, raporton abcnews.al.

Shpërthimet ishin aq të forta sa zgjuan banorët e Vylkove, vendbanimi më i afërt, 35 km larg në kontinent. Nikolai Izotov, i cili jeton atje, tha se dëgjoi më shumë se një duzinë goditje të forta që vinin nga ishulli në orën 4:30 të mëngjesit.

“Ne jemi mësuar me netët pa gjumë, por kjo ishte diçka e re,” tha ai. Natalya Gumenyuk, një zëdhënëse e Komandës Jugore të Ukrainës, konfirmoi vazhdimin e  operacionit por nuk dha detaje.

Në ditët që pasuan, Ukraina ka shtuar sulmet, duke goditur ishullin me artileri të re me rreze të gjatë veprimi. Përgjigja e ashpër e rusëve, duke synuar Odesën me dhjetëra raketa me rreze të gjatë, sugjeron se ata nuk janë të kënaqur me ofensivën.

Lexo KËTU të gjithë lajmin

13:56- Johnson: Njerëzit janë të tronditur nga ajo që Putin është në gjendje të bëjë

Kryeminstri britanik Boris Johnson nuk mendon se vendi i tij do të përfundojë në luftë me Rusinë.

Duke folur në mbyllje të samitit të G7, Johnson tha se po bëhet një punë shumë e madhe që kjo që po ndodh të kufizohet në Ukrainë.

Ai dënoi gjithahstu sulmin me raketa ruse në qendrën tregtare në Kremenchuck.

Johnson tregoi se lajmet për sulmin e së hënës u publikuan ndërsa liderët e G7 ishin në seancë.

“Është e qartë se gjendja shpirtërore e takimit bëhet edhe më e zymtë,” tha ai.

Johnson shtoi se njerëzit janë të tronditur nga ajo që Putini është në gjendje të bëjë, duke thënë se ky është barbarizëm i plotë.

“G7 ka treguar unitet dhe vendosmëri për të mbështetur Ukrainën”, tha Johnson.

13:47- Scholz: Ka vetëm një rrugëdalje për luftën, Putin të pranojë se planet e tij nuk do kenë sukses

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë në fjalën e tij përmbyllëse në samitin e G7 se vendet duhet të përvaktojnë vetë fatin e tyre dhe nuk duhet të sulmohen nga fqinjët, referuar pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ai dënoi sulmin në një qendër tregtare në Kremenchuk, për të cilën tha se është përsëri provë se Putini po vazhdon agresionin e tij brutal kundër popullsisë në Ukrainë.

“Ka vetëm një rrugëdalje: që Putini të pranojë se planet e tij në Ukrainë nuk do të kenë sukses”, tha Scholz duke iu referuar sanksioneve të vazhdueshme perëndimore.

Ai tha se vendet e G7 do të marrin në konsideratë një kufizim të çmimit të naftës ruse dhe shpresojnë të trajtojnë rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga pushtimi i Moskës.

Kancelari shtoi se 4.5 miliardë dollarë do të shpenzohen për të luftuar urinë globale, e përkeqësuar nga lufta ruse në Ukrainë.

13:41- Macron dënon sulmin rus në qendrën tregtare: Ishte krim lufte

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka cilësuar një krim lufte sulmin e Rusisë në një qendër tregtare në Kremenchuck të Ukrainës.

Në fjalën e tij në përfundim të samitit të G7 në Gjermani, Macron tha se Rusia nuk duhet ta fitojë luftën dhe u zotua të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Pushtimi i Rusisë është larg përfundimit, por rindërtimi është në proces, shtoi ai.
Macron u shpreh se agresioni i Rusisë ka një qëllim – dorëzimin e Ukrainës.

“Askush nuk mendon se lufta do të përfundojë në javën ose muajin e ardhshëm”, tha Macron, por ai me shpresën se ajo do të përfundojë deri në fund të vitit.

12:23- Moska: Ne e sulmuan qendrën tregtare, por zjarri shpërtheu nga municionit që ishin brenda

Ministria ruse e mbrojtjes, ka komentuar sulmin në një qendër tregtare në qytetin ukrainas, Kremenchuk. Ministria thotë se Rusia e kreu sulmin, por zjarri vdekjeprurës u shkaktua nga shpërthimi i municioneve që ndodheshin brenda.

Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk ka në shënjestër civilët, shpesh duke pretenduar se sulmet vdekjeprurëse janë në objektiva legjitime ushtarake, apo edhe sulmet janë kryer nga vetë forcat ukrainase. Ministria ruse e mbrojtjes tha në një postim në Telegram forcat e saj ajrore sulmuan objektivat që përmbanin armë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.

“Shpërthimi i municioneve i armëve perëndimore shkaktoi një zjarr në një qendër tregtare aty pranë që nuk funksiononte”, tha ministria.

Ukraina ka deklaruar se kishte qindra njerëz në qendrën tregtare në momentin e sulmit. Të paktën 18 persona dihet se janë vrarë dhe të tjerë janë të zhdukur, thonë zyrtarët.

12:05- Zelensky flet me shefin e NATO-s përpara samitit të Madridit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara mbajtjes së samitit në Madrid. Presidenti i ka thënë se Ukraina ka nevojë për sisteme të mbrojtjes raketore për të parandaluar sulmet ruse.

“Pata një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Jens Stoltenberg koordinoi pozicionet në prag të Samitit të NATO-s në Madrid. Theksova rëndësinë e një sistemi të fuqishëm të mbrojtjes raketore për Ukrainën për të parandaluar sulmet terroriste ruse”, ka shkruar Zelensky.

Udhëheqësit e NATO-s, të cilët do të takohen sot në Madrid, pritet të miratojnë planet për të zgjeruar në masë të madhe numrin e trupave në gatishmëri të lartë në më shumë se 300,000.

Sekretari i përgjithshëm i aleancës e quajti këtë veprim rishikimin më të madh të mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë.

11:53- Erdogan pritet të diskutojë marrëveshjen e “ngecur” më Amerikën për avionët F-16

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ka pasur një bisedë telefonike mëngjesin e sotëm me presidentin amerikan Joe Biden. Reuters raporton se Erdogan dhe Biden pritet të diskutojnë çështje delikate siç janë avionët luftarakë F-16.

Një muaj më parë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i kërkoi presidentit amerikan të mos i shesë Turqisë avionë luftarakë F-16. Kjo kërkesë tensionoi edhe me shumë marrëdhëniet midis dy vendeve, e për pasojë dialogu Turqi-SHBA vlerësohet si shumë strategjik.

Sipas presidentit turk homologu i tij amerikan i ka shprehur dëshirën për t’u takuar sonte ose nesër në Madrit në kuadër të Samitit të NATO-s. Për çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Euroatlantike, Erdogan tha se nuk dëshiron fjalë, por vepra.

Më herët, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan, Jake Suvillan la të nënkuptohet për mundësinë e një takimi mes dy liderëve.

Analistët politikë thonë se një diskutim i tillë mund të ndihmojë në ndryshimin e qëndrimit të Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, si dhe uljen e tensioneve greko-turke.

11:38- Raketa e sapoardhur nga SHBA i vret Putinit kolonelin e lartë dhe 40 ushtarë

Vladimir Putin ka humbur kolonelin e tij të 56-të dhe 40 ushtarë pasi u goditën nga raketat e ardhura nga SHBA.

Komandanti i parashutistëve kolonel Andrei Vasilyev, 49 vjeç, dyshohet se u vra në një sulm mbrëmjen e së premtes.

Raportet thanë se një raketë e sapoardhur nga SHBA me rreze të mesme HIMARS ishte përgjegjëse për bombardimin e më shumë objektivave të Kremlinit ndërsa lufta vazhdon.

Nëse konfirmohet, vdekja e tij ishte një nga të parat nga armët e reja me rreze 43 milje dërguar në Ukrainë nga Presidenti Joe Biden. Vasilyev thuhet se ishte në një post komandimi të avancuar të trupave të sulmit ajror të ushtrisë ruse, por vendndodhja nuk u specifikua.

Ai ishte komandant i Regjimentit të 137-të të Gardës Ajrore të Divizionit të 106-të të Gardës Ajrore, me bazë në Ryazan.

11:36- Sulmi rus në qendrën tregtare, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin: “Ishte ferr”

Në një repart të kujdesit intensiv të Ukrainës, pesë persona janë shtrirë në një dhomë, me plagë të shumta në trup. Një trup i pajetë shtrihet në një barelë jashtë, i mbuluar me një batanije Këto janë pasojat e një sulmi rus me raketa në një qendër tregtare në qytetin e Kremenchuk të hënën, në juglindje të Kievit, një sulm që një nga pacientët e përshkroi si “ferr”, shkruan Reuters.

Sipas shërbimeve të urgjencës të Ukrainës, të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 59 janë plagosur.

“Kjo është hera e gjashtë që qyteti bombardohet” që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, tha Oleksandr Kovalenko, zëvendësdrejtor i departamentit të kirurgjisë në spitalin publik të Kremenchuk. “Por kurrë më parë nuk janë goditur kaq shumë njerëz.”

25 persona janë aktualisht të shtruar në spital, dhe 6 prej tyre në gjendje kritike.

11:08- Rusia shpall “non grata” bashkëshorten dhe vajzën e presidentit amerikan

Rusia ka vendosur sanksione ndaj bashkëshortes dhe vajzës së presidentit amerikan Joe Biden. Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, Jill Biden dhe Ashley Biden janë mes 25 shtetasve amerikanë në një listë të zgjeruar të sanksioneve të Rusisë, shkruan The Guardian.

Hapi u ndërmor “si një përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë. Në prill, SHBA vendosi sanksione që synonin dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin – Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova.

Dy vajzat e rritura të ish-gruas së Putinit, Lyudmila Shkrebneva, u sanksionuan së bashku me gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e këshillit të sigurisë të Rusisë, duke përfshirë ish-presidentin dhe kryeministrin Dmitry Medvedev.

Rikujtojmë se Rusia u ka ndaluar hyrjen në vend 963 amerikanëve, në të cilën ishin të përfshirë presidenti Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe shefi i CIA-s, William Burns. Gjithashtu gjatë këtij muaji, Rusia shpalli  “non grata”  edhe 61 zyrtarë të tjerë amerikanë dhe drejtues kryesorë të mbrojtjes dhe mediave, duke i ndaluar hyrjen në vend.

Lista përfshinte krerët e firmave kryesore, platformave mediatike, agjencive të vlerësimit dhe kompanive të ndërtimit të avionëve dhe anijeve, si dhe zyrtarë individualë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

10:29- SHBA, 2.76 miliardë dollarë për të adresuar krizën ushqimore në botë

Liderët e G7-ës kanë bërë të ditur të martën se do të bëhen financime deri në 5 miliardë dollarë për sigurinë ushqimore globale. Ky hap vjen si përpjekje e radhës për adresuar efektet që lufta në Ukrainë po jep në mbarë botën.

Më shumë se gjysma e fondeve do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Si pjesë e njoftimit të së martës, administrata Biden do të sigurojë  2.76 miliardë dollarë financim “për të mbështetur përpjekjet në mbi 47 vende dhe organizata rajonale”.

Paketa financiare do të përfshijë 2 miliardë dollarë ndihmë direkte humanitare dhe 760 milionë dollarë “për ndihmë të qëndrueshme, afatshkurtër dhe afatmesme ushqimore për të ndihmuar në rritjen e qëndrueshmërisë dhe produktivitetit të sistemeve ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në rajonet e cenueshme”, u tha gazetarëve të martën një zyrtar i lartë i administratës.

Kujtojmë se pushtimi i Ukrainës po shtyn miliona persona drejt varfërisë. Sipas vlerësimeve të Shtëpisë së Bardhë, pushtimi i Ukrainës dhe shkatërrimi i mëpasshëm i pajisjeve bujqësore dhe bllokimi i dërgesave të drithit pritet që të shtyjë drejt “zisë së urisë” mbi 40 milionë persona gjatë këtij viti.

10:04- Sulmi rus në qendrën tregtare, Kuleba: Rusia, një vend vrasësish dhe gënjeshtarësh

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka reaguar pas sulmit rus në qendrën tregtare në Kremenchuk, ku mbetën të vrarë të paktën 18 persona, sipas skynews.

Është e trishtë të shoh reagimet ruse ndaj sulmit në qendrën  tregtare Kremenchuk. Populli ru brohoret në mediat sociale. Diplomatët dhe zyrtarët rusë përhapin teori të çmendura konspirative, duke mohuar që sulmi të ketë ndodhur.

“Rusia është një vend i vrasësve dhe gënjeshtarëve,”  tha Kuleba.

Rusia ka pretenduar vazhdimisht se nuk ka shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj – një pretendim i hedhur poshtë nga Perëndimi, i cili e ka akuzuar vendin për kryerjen e krimeve të luftës. Zëvendës ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy, tha se sulmi ishte një “provokim ukrainas”.

Pikërisht ajo që regjimi i Kievit duhet të mbajë fokusin e vëmendjes në Ukrainë përpara Samitit të NATO-s”, tha ai në një mesazh në Twitter.

09:09- Bllokada e grurit të Ukrainës, të paktën 44 milionë persona mund të përballen me “zinë e bukës”

Ukraina beson se fati i saj do të vendoset në baltën dhe gjakun e Donbasit, ku trupat e saj po përpiqen luftojnë ashpër kundër ushtrisë ruse. Megjithatë, duket gjithnjë e më shumë e mundshme që fati i tij mund të vendoset në një vijë tjetër fronti, mijëra milje larg: në shkretëtirat e Lindjes së Mesme dhe tokat bujqësore të goditura nga thatësira të Afrikës.

Të paktën 44 milionë njerëz që mbështeteshin tek Ukraina për t’u ushqyer po përballen tashmë me zinë e bukës dhe situata mund të ndryshojë vetëm nëse lufta merr fund.

Bllokadat e porteve kryesore të Ukrainës në Detin e Zi kanë bërë që të ndalë furnizimi me drithë që më parë ushqente 400 milionë persona. Nga uria rrezikohen tashmë vende nga Libia në Liberi dhe nga Siria në Sudanin e Jugut.

Në këtë front, të paktën, Putini duket se po fiton. Një numër në rritje liderësh, të cilëve u bashkua javët e fundit nga kreu i Bashkimit Afrikan Macky Sall, po i bëjnë presion Perëndimit për të hapur rrugën për një marrëveshje paqeje që shumica e analistëve thonë se do të favorizonte Rusinë, por që do të bënte që do të lejonte rikthimin e furnizimeve.

08:47- Franca dërgon automjete të blinduara në Ukrainë

Franca do të dërgojë ” sasi të mëdha” automjetesh të blinduara , në Ukrainë, tha ministri francez i Mbrojtjes Sebastian Lecornu në një intervistë të botuar të hënën mbrëma.

“Për të lëvizur shpejt në zonat nën zjarrin e armikut , ushtarët (ukrainas) kanë nevojë për automjete të blinduara,” tha ministri francez.

Parisi do të “dorëzojë, në sasi të madhe automjetesh të këtij lloji, tha ai.

Lecornou konfirmoi gjithashtu vendosjen e gjashtë raketave me rreze të gjatë CAESAR në Ukrainë.

Këto sisteme 155 mm , të përshtatura për kamionë, kanë një rreze veprimi deri në dyzet kilometra, në varësi të municionit.

08:34- Ish-presidenti i Rusisë paralajmëron: Nis Lufta e Tretë Botërore nëse një vend i NATO-s “prek” Krimenë

Ish-presidenti i Rusisë ka paralajmëruar për shpërthimin e një lufte të mundshme të Tretë Botërore, nëse ndonjë vend i NATO-s cënon Krimenë. Dmitry Medvedev tha se çdo shkelje në gadishull mund të përbëjë shpallje lufte ndaj Rusisë.

Duke folur për uebsajtin e lajmeve Argumenty iFakty, ai tha: “Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo do të thotë përgjithmonë.”

“Çdo përpjekje për të cenuar Krimenë është shpallje lufte kundër vendit tonë. Dhe nëse kjo bëhet nga një shtet anëtar i NATO-s, do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të Veriut; një Luftë e Tretë Botërore. Një katastrofë e vërtetë.”

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, Rusia do të forcojë kufijtë dhe do të jetë gati për hapa hakmarrëse”. Ai shtoi se kjo mund të përfshijë mundësinë e instalimit të raketave hipersonike Iskander “në pragun e tyre”.

Kujtojmë se Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014,një veprim që është dënuar si aneksim i paligjshëm nga shumë liderë botërorë.

08:34-Britania: Sulmi rus në qendrën tregtare tregon se “barbaria e Putinit nuk ka fund

Një ministër i qeverisë britanike ka thënë se sulmi me raketa rus ditën e djeshme në një qendër tregtare në Kremenchuk ishte “terrorizëm” dhe se barbaria e Putinit nuk kishte fund, sipas The Guardian.

Është thelbësore të qëndrojmë me Ukrainën dhe gjatë gjithë këtij pushtimi dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur. Mbretëria e Bashkuar ka ofruar mbështetje me vlerë 1.3 miliardë paund. Ne kemi siguruar 5000 raketa antitank, raketa kundër avionëve dhe anijeve.

Ne kemi ofruar ndihma humanitare. Ne do të trajnojmë 10,000 trupa ukrainase çdo 120 ditë. Pra, ne në perëndim, jo ​​vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por i gjithë perëndimi, duhet të bëjmë gjithçka për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën,” tha Chris Philp.

Philp përjashtoi përsëri çdo perspektivë që trupat britanike të vendoseshin në tokën ukrainase, duke thënë:

Ne nuk do ta bëjmë këtë sepse jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e luftës. Dhe në fakt, nëse flisni me qeverinë ukrainase, problemi i tyre nuk janë trupat. Ata kanë shumë vullnetarë për të mbrojtur atdheun e tyre. Ajo për të cilën ata kanë nevojë janë pajisje”.

08:23- Inteligjenca britanike: Rusia po sulmon me raketa me rreze të gjatë veprimi në të gjithë Ukrainën

Rusia ka nisur sulme intensive në të gjithë Ukrainën gjatë dy ditëve të fundit, duke përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat me “rëndësi strategjike”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, sipas skynews.

Duke publikuar përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha se forcat ukrainase po vazhdojnë të konsolidojnë pozicionet e tyre në qytetin e rrethuar të Lysychansk. Trupat gjithashtu po zmbrapsin komandën dhe kontrollin rus me “sulme të suksesshme”, shtoi ai.

07:33- Rritet numri i të vdekurve, liderët e G7: Sulmi rus në qendrën tregtare në Ukrainë është krim lufte

Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga një sulm me raketa në një qendër tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk.

Rreth 1,000 civilë vlerësohet të ishin brenda qendrës në kohën e sulmit rreth orës 15:50, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësit e grupit G7 të kombeve më të pasura, të cilët u takuan në Gjermani, e dënuan sulmin, duke e quajtur të neveritshëm dhe krim lufte.

“Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Rusia është fajësuar për sulmin, i cili gjithashtu plagosi të paktën 59 persona dhe ka frikë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet. Pamjet e publikuara treguan ndërtesën e përfshirë nga flakët dhe tymi i zi i dendur që ngrihej në qiell.

Presidenti i Ukrainës Zelensky e përshkroi sulmin si një nga aktet terroriste më të pacipë në historinë evropiane. Ai tha se qendra tregtare nuk kishte asnjë vlerë strategjike për Rusinë dhe nuk përbënte rrezik për forcat e saj.

“Vetëm terroristët krejtësisht të çmendur, të cilët nuk duhet të kenë vend në tokë, mund të godasin me raketa një objekt të tillë,” shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!