Sulmi rus në qendrën tregtare, Kuleba: Rusia, një vend vrasësish dhe gënjeshtarësh

schedule10:04 - 28 Qershor, 2022

schedule 10:04 - 28 Qershor, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka reaguar pas sulmit rus në qendrën tregtare në Kremenchuk, ku mbetën të vrarë të paktën 18 persona, sipas skynews.

Është e trishtë të shoh reagimet ruse ndaj sulmit në qendrën  tregtare Kremenchuk. Populli ru brohoret në mediat sociale. Diplomatët dhe zyrtarët rusë përhapin teori të çmendura konspirative, duke mohuar që sulmi të ketë ndodhur.

“Rusia është një vend i vrasësve dhe gënjeshtarëve,”  tha Kuleba.

Rusia ka pretenduar vazhdimisht se nuk ka shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj – një pretendim i hedhur poshtë nga Perëndimi, i cili e ka akuzuar vendin për kryerjen e krimeve të luftës. Zëvendës ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy, tha se sulmi ishte një “provokim ukrainas”.

Pikërisht ajo që regjimi i Kievit duhet të mbajë fokusin e vëmendjes në Ukrainë përpara Samitit të NATO-s”, tha ai në një mesazh në Twitter.

/abcnews.al