Në një repart të kujdesit intensiv të Ukrainës, pesë persona janë shtrirë në një dhomë, me plagë të shumta në trup. Një trup i pajetë shtrihet në një barelë jashtë, i mbuluar me një batanije Këto janë pasojat e një sulmi rus me raketa në një qendër tregtare në qytetin e Kremenchuk të hënën, në juglindje të Kievit, një sulm që një nga pacientët e përshkroi si “ferr”, shkruan Reuters.
Sipas shërbimeve të urgjencës të Ukrainës, të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 59 janë plagosur.
“Kjo është hera e gjashtë që qyteti bombardohet” që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, tha Oleksandr Kovalenko, zëvendësdrejtor i departamentit të kirurgjisë në spitalin publik të Kremenchuk. “Por kurrë më parë nuk janë goditur kaq shumë njerëz.”
25 persona janë aktualisht të shtruar në spital, dhe 6 prej tyre në gjendje kritike.
“Ky nuk është një goditje aksidentale, ky është një sulm i llogaritur rus”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Ai tha se numri i të vdekurve mund të rritet. Ai tha se rreth 1,000 njerëz ndodheshin në qendër në momentin e sulmit. Qyteti kishte një popullsi prej 217,000 para pushtimit, raporton abcnews.al.
Më shumë se 40 persona janë raportuar të zhdukur, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës. Një paciente në repartin e përgjithshëm të spitalit, Ludmyla Mykhailets, 43 vjeç, tha se ishte duke bërë pazar në një dyqan elektronik me burrin e saj, Mykola, kur ndodhi sulmi.
” I gjithë vendi po shembej, copat më goditën trupin. Më pas u ula në dysheme dhe nuk e kuptova nëse isha pa ndenja,” tha ajo, duke shtuar se kishte thyer krahun dhe kishte goditur kokën.
“Ishte ferr,” shtoi Mykola, 45 vjeç.
Jashtë spitalit, një grup i vogël punonjësish të qendrës tregtare ishin të shqetësuar por edhe ndiheshin të lehtësuar. Shumë ukrainas kanë pushuar së reaguari ndaj sirenave tashmë të vazhdueshme dhe paralajmëruese pasi sulmet kanë ndodhur më rrallë jashtë lindjes së Ukrainës të shkatërruar nga lufta.
Në repartin e kujdesit intensiv, Yulia, një grua 21-vjeçare, tha se e hëna ishte dita e saj e parë e punës në një nga dyqanet në qendër.
/abcnews.al