Listat dhe koalicionet, eksperti i PD-së flet për Abc News: PS-ja s’na imponon dot, presim përgjigje

schedule18:27 - 15 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 15 Shtator, 2020

Nga Juxhin Mustafaraj

Eskperti zgjedhor i demokratëve në tryezën e Këshilli Politik, Ivi Kaso flet për një afat 24 orësh që opozita i ka lënë në kohë shumicës për të propozuar një draft mbi ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut që ajo vetë miratoi në Kuvend.

Kaso e sheh të pakuptimtë refuzimin e shumicës për të pranuar ekspertizën e ODIHR, ekspertizë të cilët e kanë marrë disa herë gjatë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Për ekspertin e demokratëve shumica ka për qëllim të vendosë në tryezë një produkt të gatshëm, ndërkohë që kanë ngelur më pak se 8 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Maxhoranca dhe opozita u rikthyen të hënën në tryezën e Këshilli Politik në raundin e dytë të negociatave, të cilat do t’i japin edhe formën përfundimtare Kodit Zgjedhor përpara zgjedhjeve të dekretuara të 25 prillit 2021./ Abcnews.al