Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lezhë/ Vendoset lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese, vetëm dëme materiale

schedule09:42 - 21 Maj, 2026

schedule 09:42 - 21 Maj, 2026

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë të Lezhës, ku në shënjestër ka qenë banesa e Tom Çungut. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në hyrjen dhe ambientet e brendshme të shtëpisë.

Sipas burimeve, shpërthimi është dëgjuar rreth orës 02:30 të natës, por banorët e zonës nuk kanë arritur të kuptojnë menjëherë se bëhej fjalë për një sasi lënde shpërthyese të vendosur në derën hyrëse të banesës. Policia është njoftuar rreth katër orë më vonë nga kompania private e sigurisë që kryente ruajtjen fizike të objektit.

Fatmirësisht, në banesën e ndërtuar së fundmi nuk jetonte askush, pasi familja Çungu prej më shumë se 20 vitesh jeton në Itali. Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të shumta brenda banesës, ndërsa zona ku ndodhet shtëpia nuk është e mbuluar nga kamera sigurie duke veshtersuar hetimet.



Sipas të dhënave, dyshohet se autori ose autorët janë afruar përmes rrugëve dytësore, pasi nga verifikimi i kamerave të sigurisë në rrugën kryesore hyrëse nuk është konstatuar asnjë lëvizje në orarin kur ndodhi shpërthimi. Hetuesit po këqyrin gjithashtu kamerat e disa bizneseve qe ndodhen ne superstrade prane rrugeve dytesore qe shkojne drejt baneses, per te gjetur persona apo mjete qe mund te kene levizur ne orarin e shperthimit.

Një banore e zonës është shprehur se zhurma e shpërthimit ishte shumë e fortë dhe tronditëse, por askush nuk e kishte kuptuar fillimisht se çfarë kishte ndodhur. Ajo thote se nuk kane degjuar asnjehere per konflikte te mundshme te familjes Çungu dhe se ata njihen si familje pa probleme.

Nga hetimet paraprake nuk rezulton që familja Çungu të ketë pasur konflikte apo probleme të njohura, ndërsa motivet e vendosjes së lëndës shpërthyese mbeten ende të paqarta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!