Dy incidente janë regjistruar gjatë orëve të natës në qarkun e Lezhës, ndërsa grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Në fshatin Shënkoll, rreth orës 04:00, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit Mark Deda, 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, në Laç, rreth orës 23:55, shtetasi Sierdi Kolziu, 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se, teksa po lëvizte në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar.
Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyja rasteve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve./abcnews.al


