“Lezet në pushtet”, show i humoristit shkodran Sandër Ruçi

schedule16:52 - 24 Nëntor, 2022

schedule 16:52 - 24 Nëntor, 2022

Sa herë rikthehet në qytetin e tij të lindjes e ka të pamundur që për spektatorin mos të sjellë diçka të re. Këtë e bëri edhe sivjet, vit që përkon me 50 vjetorin e daljes së tij në skenë. Aktori shkodran i humorit Sandër Ruçi, ngjiti në skenën e Teatrit Migjeni recitalin e tij të 15-të.

“Lezet në pushtet” ishte titulluar shfaqja e radhës ku aktori përmes ironisë dhe batutave të humorit, thumbon realitete që jetojmë në përditshmëri.

“Mjeshtri i madh” Sandër Ruçi, ka luajtur në mbi 250 role ku spikasin ato përkrah humoristëve të famshëm të “Estradës së Shkodrës. /abcnews.al/