Mark Palnikaj, autor dhe kërkues në arkivat e Vatikanit, ka zbuluar disa letra të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Palnikaj u shpreh se ka pasur këmbime letrash, ku gjithsej mund të jenë më shumë se 400.
“Ato janë kopje të letrave origjinale. Letra nuk mund të shumëfishohej. Kur flasim për Skënderbeun, ka ndenjur 25 vjet. Ka këmbim letrash, ca i ka dërguar ky të tjerëve, ca i kanë dërguar të tjerët atij. Unë i kam 400, por mund të jenë edhe më shumë. Në 25 shtete të botës, ka buste të Skënderbeut.”. theksoi ai./abcnews.al


