Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vranësira e reshebe shiu/ Parashikimi i motit, 3 nëntor 2026

schedule07:21 - 3 Nëntor, 2026

schedule 07:21 - 3 Nëntor, 2026

Dita e martë do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku herë pas here do të pësojnë zhvillim, duke gjeneruar rrebeshe shiu në ultësirën perëndimore, si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në zonat jugore-juglindore, ndërsa veriu dhe qendra do të kenë reshje në sasi më të pakta.

Orët e mbrëmjes do të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë vendin.



Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat maksimale, duke u luhatur nga 3°C, temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë, deri në 20°C, që do të jetë vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë deri e fortë, me shpejtësi mbi 45 km/h, nga drejtimi verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!