Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit / Tryeza e gurtë, në pritje të dialogut përpara Kryeministrisë

schedule08:08 - 3 Nëntor, 2026

schedule 08:08 - 3 Nëntor, 2026

Ndërsa protestat kundër qeverisë u shoqëruan me episode dhune dhe tensione ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj protestuesve.

Në një tjetër mesazh drejtuar palëve, përpara godinës së Kryeministrisë, mbi tryezën prej guri janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”, si simbol i ftesës së vazhdueshme të kreut të qeverisë për bisedime.

Rama ka deklaruar vazhdimisht se mbetet i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me këdo që beson te komunikimi dhe zgjidhja përmes bisedimeve, në çdo kohë dhe në çdo vend.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!