Lampard: Më pëlqeu reagimi i djemve, rëndësi ka që nuk pësuam gol

schedule23:56 - 20 Tetor, 2020

schedule 23:56 - 20 Tetor, 2020

Chelsea-Sevilla u mbyll pa fitues. Përballje e Champions League dhuroi pak raste për gol dhe shumë duele të forta mes dy ekipeve, që e nisën me nga një pikë sezonin e ri në Champions League.

Trajneri i “Bluve të Londrës”, Frank Lampard foli shkurt për mediat pas barazimit të bardhë në shtëpi, ku ndër të tjera tha:

Jam shumë i kënaqur nga qëndrimi dhe paraqitja e ekipit tim. Djemtë bënë një reagim të mira pas takimit të së shtunës në kampionat.

U treguam të aftë që e mbajtëm portën të paprekur kundër një prej skuadrave më të mira evropiane, një bazë nga e cila duhet të rinisemi“, deklaroi Lampard. /abcnews.al