Lampard: I kemi surprizuar njerëzit, zhbllokimi i merkatos nuk do na ndryshojë

schedule18:43 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 18:43 - 6 Dhjetor, 2019

Pritej prej shumë kohësh një lajm i tillë dhe më në fund ka ardhur. Chelsea mund të rikthehet të bëjë përforcime në merkato, duke nisur nga janari. Frank Lampard po zhvillon një punë të madhe, teksa “Blutë e Londrës” renditën në vend të katërt në Premier League.

Trajneri është ndalur te zhbllokimi i merkatos në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Everton, teksa thekson se grupi aktual i lojtarëve do të vazhdojë të jetë prioriteti i tij i madh, pavarësisht ndonjë përforcimi që mund të vijë.

Shumë njerëz janë befasuar me ecurinë tonë dhe faktin që kemi lënë pas klube që kanë shpenzuar miliona. Ne humbëm Hazard dhe dy sulmues. Nuk kam folur kurrë për merkaton, sepse nuk kemi pasur mundësi të blinim lojtarë. Njerëzit kanë pritur pak nga ekipi jonë, kështu që duhet t’i japim besim grupit të lojtarëve.

Pikërisht tani, edhe më shumë se kurrë. Jam i bindur që mund të kishim mbledhur më shumë pikë dhe do të ishim më lart në renditje. Nuk e përjashtoj ndërhyrjen në merkato, do të diskutojmë me drejtuesit se në çfarë repartesh kemi nevojë për përforcime. Ai që do të vijë, do e përforcojë ekipin“, përfundon Lampard. /abcnews.al