Lampard: E dominuam Tottenham, vetëm një skuadër e tentoi fitoren e derbit

schedule23:38 - 29 Nëntor, 2020

schedule 23:38 - 29 Nëntor, 2020

Chelsea zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por nuk ia doli dot të thyente Tottenham e Jose Mourinhos. Derbi i Londrës që u luajtu në “Stamford Bridge”, u mbyll me rrjeta të paprekura dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë.

Trajneri i “Bluve të Londrës”, Frank Lampard vlerëson lojën e djemve të tij në prononcimi e dhënë pas ndeshjes dhe thekson se mungoi vetëm goli ndaj ekipit kryesues. “Zhvilluam një ndeshje shumë të bukur dhe e dominuam Tottenham.

U treguam fantastike në mbrojtje. Ata nuk krijuan asnjë rast, përveç një momenti që ua lejuam ne. Ne krijuam shumë, por është e vështirë të luash ndaj këtij kundërshtari. Duhet të tentosh t’i bësh të dalin përpara, por pa rrezikuar që të të kapin në kundërsulm.

Bëmë sa duhet për të fituar, por na mungoi vetëm goli. Sot vetëm një skuadër tentoi fitimin e ndeshjes, Chelsea. Jam i kënaqur që e mbajtëm portën e paprekur, por duhet ta kishim fituar këtë ndeshje“, përfundon trajneri anglez. /abcnews.al