Lajmi që të gjithë prisnin në Shkodër, Vllaznia drejt privatizimit

schedule20:54 - 27 Nëntor, 2020

schedule 20:54 - 27 Nëntor, 2020

Lajm i mirë për tifozët e Vllaznisë. Të gjithë shkodranët presin privatizimin e klubit të tyre të zemrës dhe sot është hedhur një hap i rëndësishëm në këtë aspekt.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër, është miratuar projekt-vendimi për shitjen me ankand të aksioneve të KF Vllaznia sh.a, në masën 100%.

I interesuari kryesor dhe kandidati për blerjen e aksioneve të klubit të famshëm shqiptar, është Alban Xhaferi, sponsori i ri i kuqebluve.

Këshilltarët kanë votuar me 39 vota PRO për këtë pikë, duke nisur një proces tepër të rëndësishëm për skuadrën shkodrane.

Ankandi nis me rreth 570 milion lekë, ndërkohë që nuk duhet harruar se klubi shkodran ka edhe një borxh që shkon në gati 1.5 milion euro /abcnews.al