Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendit i shtohen edhe dy deputetë nga listat e PD

schedule10:30 - 28 Mars, 2019

schedule 10:30 - 28 Mars, 2019

Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me betimin e dy deputetëve më të rinj të Kuvendit. Nga lista shumëemërore e PD për qarkun Vlorë është betuar Adriatik Alimadhi, duke zëvendësuar kështu Agron Shehajn. Edhe Arben Elezi, po nga listat e PD në qarkun Elbasan ka bërë betimin në Kuvend, duke zëvendësuar Edmond Spahon.

Të dy u mandatuan një ditë më parë nga KQZ, bashkë me Amra Borovën nga listat e LSI të qarkut Shkodër, duke zëvendësuar Agron Çelën. Borova nuk u paraqit sot në seancë, për arsye objektive sipas kreut të kuvendit e betimin do ta kryejë në një seancë të ardhshme.



Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar, që mori mandatin nga listat e PD, pati kritika për Lulzim Bashën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!