Kushti për të vazhduar me Chelsea, Lampard e ka në dorë fatin e vet

schedule21:30 - 19 Shkurt, 2020

schedule 21:30 - 19 Shkurt, 2020

Humbja e Chelsea përballë Manchester United e ka bërë shumë interesante garën për vendin e katërt në Premier League. Liverpool, Manchester City dhe Leicester City janë larg, ndërsa “Blutë e Londrës” renditen të katërtët me 41 pikë.

Më pas vjen Tottenham me 40, Sheffield United me 39, Manchester United me 38 dhe dyshja Wolves-Everton me nga 36 pikë. Gara për biletën e fundit të Championsit do të jetë e ashpër deri në fund dhe Chelsea duhet ta ruajë me çdo kusht këtë pozicion.

Daily Mail raporton se nëse nuk ndodh diçka e tillë, drejtuesit e klubit do të shkarkojnë Frank Lampard në fund të sezonit. Ish-mesfushori duhet të bëjë maksimumin për të kualifikuar skuadrën e tij në katërshen e parë dhe për të ruajtur vendin e punës. /abcnews.al